Dënohet me 15 vjet burg studenti që la çantën me bombë në tren

damon-smith

Damon Smith, një student në Britani është arrestuar pasi ka lënë në tren një cantë të mbushur me gozhda, të cilat ndihmojnë në shpërthim sa më të shpejtë.

20-vjecari u dënua me 15 burg, por u mundua të shfajësohej në gjyq duke treguar se ishte një lojë për ‘Halloween.’

Edhe pse u përpoq, nuk ia doli pasi gjykata e kuptoi se ishin substanca shpërthyese, që mund të ishin lënë qëllimisht.

Kjo gjë u zbulua nga kamerat CCTV të cilat tregojnë cantën e lënë në tokë, afër derës së trenit. Nuk ndodhi asnjë dëm te pasagjerët pasi u zbulua shumë shpejt.

Ndërkohë, u vërtetua se ai kishte një interes në fenë islame, por nuk ishte një ekstremist edhe pse kishte postuar disa fotografi të terroristëve.

Ngjarja ka ndodhur kur po udhëtonte me linjën Tube për të shkuar në kolegjin e tij në Holloway, Londër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dermatologia e Angelinës zbulon sekretin e dukjes rinore të saj

Aktorja Angelina Jolie gjithë jetën i është besnike një femre – dermatologes,...
Read More