fbpx

Kryesore

Del vendimi: Më 22 korrik votohet për kreun e ri të PD





               Publikuar në : 13:43 - 28/06/17 |
mapo.al

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike kanë firmosur vendimin 22, që i hap rrugën zgjedhjeve për kryetar në PD.


Vendimi, që mban firmën e Edi Palokës dhe Edmond Spahos iu shpërnda medias të mërkurën.



Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 korrik.


“Në këtë proces do të marrë pjesë e gjithë anëtarësia e Partisë Demokratike të Shqipërisë deri në ditën e shpalljes së këtij vendimi.

Kandidatët për kryetar të PDSH duhet të paraqesin kërkesën për kandidim deri në datën 2 korrik 2017”, thuhet në vendim.

Deri tani në garë janë kryetari aktual, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

“Demokrate te nderuar, me ndjenje pergjegjesie dhe synim per t’i rikthyer se bashku PD, lavdine e merituar, shpall kandidaturen per Kryetar!” shkruan Selami në FB.



Pas