Del raporti mjeko-ligjor, kjo është arsyeja e ndarjes nga jeta të Adelajdës

 
Është publikuar sot raporti mjeko-ligjor që ka përcaktuar shkakun e vdekjes së gazetares Adelajda Xhamani, e cila do të ndahej nga jeta 6 javë më parë.
 
Sipas mjekëve shkaku i vdekjes së 31-vjeçares është infarkti kongjestiv në zemër.

Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundjeje të rrallë e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës.

Në rastin e Adelajda Xhamanit, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv që do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kujdes! Moti do prishet dhe po vijnë reshje shiu dhe bore

Kujdes këto ditë të fundvitit. po vijnë reshje shiu dhe bore. Sipas...
Read More