Aktualitet

“Debati për lobimin”, kryediplomati rus: Nuk shohim problem tek anëtarësimi në BE





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 10/03/18 |
mapo.al

Në kuadër të diskutimeve për çështjen e lobimit të PD në Uashington, pas spekulimeve se pas kësaj historie fshihet Rusia, faqja “Transitions Online” ka publikuar një qëndrim të kryediplomatit rus, Sergei Lavrov.


Dihet që Rusia e ka problem zgjerimin e NATO-s, por cili është qëndrimi i këtij vendi sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian?



Duke folur për një revistë bullgare, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia nuk e ka problem.


“Rusia nuk sheh ndonjë problem sa i përket shteteve të Ballkanit, që po tentojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Eduropian. Por ata duhet të vendosin pa presionin e jashtëm nëse kushtet e nevojshme për anëtarësim janë në përputhje me interesat kombëtare të tyre. Natyrisht, aspiratat për integrimin europian të vendeve të Ballkanit nuk duhet të jenë një pengesë për marrëdhëniet e tyre me vendin tonë,” tha Lavrov.

PD ka mohuar se lidhjet ruse kanë ndikuar tek lobimi i tyre në Uashington.

Kurse socialistët në pushtet i kanë mëshuar shumë kësaj piste ditët e fundit.



Pas