Dalai Lama: Gjermania nuk mund të bëhet një vend arab

Ceremony during Tibetan holy month of Sa-Ka-Dawa at the TsuglagkhLideri shpirtëror i Tibetit ka dhënë një intervistë në lidhje me krizën e refugjatëve.

Duke folur për gazetën gjermane, FAZ, ai bën disa komente që kanë befasuar shumëkënd.

“Nëse shohim në fytyrën e secilit refugjat, sidomos të fëmijëve dhe grave, ndjejmë vuajtjet e tyre”.

Sipas tij, gjithkush ka përgjegjësinë për të ndihmuar.

Më pas ai shton: “Nga ana tjetër, duhet thënë se janë shumë.

“Gjermania është Gjermania. Europa, fjala bie Gjermania, nuk mund të bëhet një vend arab”.

Sipas tij, refugjatët duhen mbajtur përkohësisht.

“Qëllimi duhet të jetë që ata të kthehen dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendeve të tyre”.

Dalai Lama vetë është larguar nga vendi i tij.

80-vjeçari deklaroi se do donte të vdiste në një spital në vendlindjen e tij.

Tenzin Gyatso u shpall Dalai Lama në vitet ’30, si rimishërimi i 14-të.

Në të shkuarën ai ka deklaruar se ai mund të jetë Dalai Lama i fundit.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur Gjermania thotë se ka probleme me deportimin e refugjatëve.

Mungon vullneti dhe buxheti nga vendorët për të kryer këtë proces.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Presidenti i palumtur Ilir Meta

Nga Arion Sulo I zgjedhur President me opozitën jashtë Parlamentit, Ilir Meta...
Read More