‘Çmenden’ tifozët e Bayernit, Hoeness premton merkato milionere

 

Bajerni i Mynihut është në prag të revolucionit ku shumë lojtarë do të largohen nga “Allianz Arena” për tu zëvendësuar me emra të mëdhenj. Pas eliminimit të parakohshëm nga Champions League por edhe largimet e disa lojtarëve me peshë në fund të sezonit si Robben, Ribery e Rafinha, kanë detyruar drejtuesit e klubit bavarez të hedhin sytë nga merkato.

Presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness u premtoi tifozëve se në merkaton e verës do të afrojnë në skuadër lojtarë të rinj në moshë por me vlerë të lartë në tregun e transferimeve.

“Ne jemi në procesin e rinovimit të ekipit tonë,” tha fillimisht Uli Hoeness.

“Nëse Kovac thotë se dëshiron James për sezonin e ardhshëm, ne do të paguajmë € 42 milion. Varet nga ajo që do na kërkojë”, tha Hoeness kohët e fundit për qëndrimin e mundshëm të James në Gjermani.

Përveç kësaj, Bayern ka bërë një ofertë me vlerë 80 milionë euro për sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe.

Ndërsa fituesi i Kupës së Botës, Lucas Hernandez dhe Callum Hudson-Odoi i Chelsea mbeten në listën e dëshirave të klubit bavarez që gjatë merkatos së verës pritet të shpenzojë shumë.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fevziu është fëmijë i birësuar? Gazetari tregon të vërtetën

    Në vitin 2011 në mediat vendase nisi të qarkulloj lajmi...
Read More