Çifti denoncojnë vjedhjen e 800 eurove, hajduti ishte djali i tyre

policia-arrestohet1

Një çift nga Orikumi kanë denoncuar në polici vjedhjen e 800 eurove, pas konstatimit se paratë që i kishin në banesë ishin zhdukur.
Por pas hetimeve dhe kryerjes së ekspertizës Policia e Vlorës ka vënë në pranga djalin e tyre 20-vjeçar, Ronaldo Jahaj, i cili akuzohet për vjedhjen e parave të prindërve të tij.

I riu banonte në të njëjtën shtëpi me prindërit. Por këta të fundit kanë kryer denoncim në polici, pa pasur dyshime te djali i tyre. Tashmë ai do të përgjigjet për veprën penale të vjedhjes. Nuk dihet nëse prindërit do të tërheqin denoncimin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Flokë me ngjyra kemi parë plot, por ky trend i ri është kaq fantastik

Nga flokët ylber e deri tek ombret me ngjyra, çfarë nuk na...
Read More