Çfarë fshihet pas vizitës ‘blic’ të ministrit italian?


Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando mbërriti të martën në Shqipëri në një vizitë ‘blic’.

Ai u takua në mëngjes me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Orlando tha se ky ishte një takim shumë pozitiv.

Më vonë ai nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj.

Memorandumi parashikon bashkëpunim në fushën e drejtësisë mes dy vendeve.

Në konferencën për shtyp, Orlando tha se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Ai shtoi se vendi i tij e di se Shqipëria është përballë sfidës së zbatimit të reformës në drejtësi.

I pyetur për çështjen e Saimir Tahirit dhe Habilajt, ai normalisht nuk bëri koment.

Por mediat shqiptare raportojnë se vizita e tij në Shqipëri ka lidhje pikërisht me dosjen Habilaj.

Lapsi.al shkruan se edhe vendimi për të bllokuar pasaportën e ish-ministrit Saimir Tahiri, është një ‘dhuratë’ për ministrin italian.

A është e vërtetë kjo?

Zor të mësohet e vërteta, por mediat italiane shkruajnë se ministri italian ndodhet në Tiranë për të kthyer vizitën që bëri Etilda Gjonaj në Romë para pak kohësh.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Përdorni produkte shtëpie dhe minimizoni poret në lëkurë

Poret e mëdha bëjnë që lëkura juaj të duket keq, por ato...
Read More