Çdo grua ka një mashkull brenda vetes që quhet zë

Arlinda Çausholli

Jeta në Shqipëri nuk është e thjeshtë, jeta për një grua nuk është fare e thjeshtë. Provoni të hidhni në zona të ndryshme të Tiranës, çelësa në tokë, dhe vëzhgoni sa njerëz do t’ju ndihmojnë t’i merrni. Por, ajo çka unë nxis, është se gruaja ka një mashkull brenda vetes që quhët zë. Ky është zëri më i fuqishëm që ekziston.

Eshtë pasqyra më e kristaltë ku ne shihemi çdo ditë dhe duhet ta pastrojmë çdo ditë, është forca më e madhe që njeriu ka, sepse është zëri që kthjellohet ditë pas ditë dhe nuk shkon në simbiozë me shoqërinë, por shkon në simbiozë me cilësitë femërore, intuitën, inteligjencën, të qënit të hapur ndaj ndryshimeve, butësinë e të folurit, mënyrën e të të thënit të gjërave – qofshin këto edhe shumë serioze.

Pra shkon me arësyen që kemi lindur: që botën ta zbukurojmë. Me çdo kusht. E pavarësisht gjithçkaje. Sidomos ne që gjendemi në këtë sallë.

Ndaj unë jam për të forcuar veten, sepse shoqërinë e kemi të dobët dhe nuk është mirë të marrim stimuj të panevojshëm apo të dëmshëm prej saj, por stimujt le t’i zgjedhim vetë, sepse do zgjedhim çfarë na pëlqen. Çfarë pëlqejmë, është pasion. Çfarë është pasion, është forcë. Forca krijon ekuilibër. Ekuilibri i mbijeton çdo lëvizjeje të furishme.

Ndaj unë ju nxis për pak reflektim, që më pas ta kthejmë në harmoni.

#motivationalspeech Deloitte Albania and Kosova #minutatemia #8mars

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Blerina Rogova Gaxha: Kur asht’ terr e nuk ndihet asnji zà

    Poetët punojnë netëve...shkruante një kohë poetja italiane Alda Merini…kur koha...
Read More