fbpx

Politika

Çashku: Gjëja më tragjike në këtë vend është Parlamenti





               Publikuar në : 09:26 - 28/09/16 |
mapo.al

cashku ne parlamentDeputetët shqiptarë kanë braktisur dje Parlamentin edhe pse ishin të ftuar për të marrë pjesë në shfaqjen e një filmi holandez për të parë mënyrën se si zbatohet Reforma në Drejtësi, po ashtu për të qenë pjesë përfshirëse në forumin për Reformën në Drejtësi, ku do t’i bashkoheshin shkollës së Magjistraturës


Dje në sallën e parlamentit u shfaq dokumentari “Një histori ndjekëse”, një produksion holandez me regji të Ilse van Velzen, që do të kishte përballë parlamentarët shqiptarë dhe studentë të shkollës së magjistraturës. Filmi u shfaq, por me mungesë totale në forum të deputetëve dhe me disa studentë. Historia e dokumentarit mendohej nga organizatorët e Festivalit të filmit për të Drejtat e Njeriut se do të shërbente qysh në fillim si mesazh për politikën dhe parlamentin shqiptar. Fjala ishte për një rast të zbatimit të Reformës në Drejtësi.



Por kjo dështoi, si në herë të tjera kur parlamenti shqiptar nuk ka nevojë të përdorë dijen dhe trurin kur vihet përballë një problematike ku është e përfshirë.


Me pak fjalë sinopsi i filmit ishte: Pas studimeve në Angli, avokati i ri dhe ambicioz Anuol, kthehet në vendin e tij, Sudanin e Jugut. I përndjekur nga fantazma e së kaluarës së tij të dhunshme dhe i përkushtuar për të luftuar kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut, ai beson se ligji do të jetë i vetmi udhëzues i tij i vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme në vend. Por formimi i tij arsimor perëndimor përplaset me mendësitë e bashkatdhetarëve të tij. Ndërsa Anuol-i beson fort në fuqinë shëruese të drejtësisë me anë të bindjeve, të tjerët mendojnë se është më mirë të mos trazohet e kaluara. Duke u përpjekur dëshpërimisht të bindë bashkatdhetarët e tij se nuk ka pajtim pa drejtësi, Anuoli është gati ta lëshojë veten.

Pas një luftë të re e të përgjakshme civile shpërthen edhe Anuol-i duhet t’i largohet të njëjtëve plumba që e ndoqën kur ishte djalë i ri, kombi më i ri në botë rrëshqet edhe më thellë në humnerë. Anuoli lufton për të ruajtur një mendim pozitiv për jetën e tij të re në Sudanin e Jugut. I mbarsur me historinë frymëzuese të nënës së tij, e cila i bëri ballë vdekjes dhe luftës kundër të gjitha gjasave, përtej çdo parashikimi të mundshëm, ai përpiqet të gjejë zgjidhje në një vend që ia shkatërroi jetën. A do të përmbushet ndonjëherë ideali i drejtësisë së Anuolit?

Pas mbarimit të filmit, forumi do të përqendrohej mbi Reformën në Drejtësi në bashkëpunimin me Shkollën e Magjistraturës.

Simbolika e Anuolit, mbi një laps që i siguroi jetën, duke u arsimuar dhe rikthyer në vendin e tij, si jurist është një reflektim dhe në përputhje me gjendjen e sotme shqiptare parlamentare. Ndaj jo pa arsye drejtori artistik i IHRFFA, Çashku do të shprehej gati me tone rebele se investimi kryesor duhet bërë te truri por që ka marrë në këto 25 vite konstatimin më tragjik, se ku ka përfunduar parlamenti shqiptar, se si njerëzit janë të prirur për fitime të shpejta dhe jo për të investuar e projektuar Shqipërinë e pas një shekulli.

Për mungesën e deputetëve, Çashku tha se “e kuptoj se janë shumë të zënë në punë”.

Nëse në film replikohet mbi një paqe reale, mbi të kaluarën se janë të njëjtët njerëz që kishin shkaktuar krizat në vendin e Anoulit, në Sudanin e Jugut, se një gjyqësor i pavarur është gur themeli për një shtet- këto bëjnë arsyet pse njerëzit largohen nga vendi, ndërsa ka plagë që nuk shihen tek to. Çashku ka thënë se një realitet të tillë edhe është tek ne, dhe se këtë mesazh nuk po e dëgjojnë parlamentarët. Ndonëse e braktisën këtë ballafaqim, kineasti ka thënë se ky takim në sallën e parlamentit ishte për të parë një film për mënyrën se si zbatohet ligji, dhe se duhet armatosur me dijen dhe jo të armatoset popullata me armë. “Këto janë aktuale për shoqërinë shqiptare pasi është në dilemë besimi, shpresa dhe raporti ynë me të vërtetën. Besimi është në dilemë, shpresa se bëhet ky vend ka humbur, se raporti me të vërtetën lidhet me faktin se sa më mashtrues të jesh, aq më i suksesshëm je”.



Pas