Bytha juj

Edison YpiNga Edison Ypi

Bytha juj hante nat’ për nat’ përshesh me kos. U bo bytha juj  me u shtru nëpër restoranta ku ha male mishi dhe dhjetfishin e ushqimit që atëhere e hante vetë tani ja hedh qenit.
Bytha juj e mbante derën hapur se brenda shtëpisë s’kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj ka instalu kamera vëzhguese jashtë e brenda shtëpisë pamjet e të cilave i ndjek në celular edhe nga Amerika apo Kina, apo kudo tjetër ku bytha juj ka shku për biznes ose për qef.

Bytha juj e shurdhonte bythën tuj me librat e kurvit. Bytha juj tani ka ngrejt shtëpi botuese, bën promovime me ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika.
Përveç fotografisë së pasaportës, bytha juj s’kishte fotografi. U bo bytha juj me bo gjithato selfie.
Bythën e juj e përvëlonte vapa, e ngordhte i ftohti. Tani bytha juj ka instaluar jo vetëm ngrohës korenti në banjë që të mos plevitoset, por edhe kondicioner në garazh.

Bytha juj nuk udhëtonte. Lezha ishte më larg se Londra, Shkodra sa New Yorku, Korça si me qen Australia. Hë se po rrëxohet këtu e hë se po ndal atje, me orë e orë të tëra me buke me vete që të kallte krrupën, bytha juj mezi arrinte me tren deri në Pogradec. Kushurinjtë në Dibër dhe Sarandë bytha juj i kishte harru fare nga frika se po të shkonit t’i vizitonit, pasi bythës juj t’ua kontrollonin dhjetë herë pasaportën, do t’ju rrasnin brenda për tentativë arratisje. U bë bytha juj tani me i ra kryq e tërthor botës, nëpër Europë pa viza, me bo pushime në Turqi e nëpër ishujt e Paqësorit e gjithandej ku i do e ku s’i do bytha juj byths tuj.

Bytha juj ishit të gjithë skilipeca, ku t’gjenit të hanit ndonjë gjë për me e dobsu pak bythën e juj. Tani bytha juj jeni kthy të gjithë në barkderra dhe po shkoni me u dobësu nëpër klinika të shtrenjta ku bëni sauna të nxehta dhe hiqni dhjamin me shiringa.

Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj demek punonte, kishte një FIAT polak shkatarraq që n’Elbasab nuk arrinte kurrë dhe kthehej mbrapsht sepse në Qafë të Kërrabës pa arritur atje ku sot ndodhet Tuneli i Doktorit i digjej guarnicioni i testatës. Tani bytha juj keni nga dy makina e tre fuoristrada.

Bytha juj shtynte ditët nëpër shtëpi të ngushta dhe të ulëta si furriqe pulash, por që bythës juj i dukshin të mëdhaja sepse bytha juj s’kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj keni shtëpi e vila të superkompletuara në Itali, Francë, e gjetkë.

Bytha juj mezi qepnit një palë pantallona ose një fustan te rrobaqepsja e lagjes me pesqintmijë vështirësira e frikëra. Bytha juj tani veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë i hedh në plehra.
Bytha juj kishit nëpër shpia gjthsej nja tre a katër llampa elektrike sa për mos me e ngatërru në errësirë gruan me mamin. Megjithatë, bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti, atëhere bytha juj thoshte shyqyr që korentin e kemi, korenti është drita e partisë që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.
Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me dy tuba çeliku të futur te njëritjetri që e kishit bërë fshehtas në ndërmarrje dhe e quanit skaldabanjë që nxirrte tym dhe ulurinte si tank. Tani bytha juj lahet e shplahet, madje bën dhe seks, nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë j’u do bytha juj.
Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj tani nuk pi kafe po s’qe mishelë e kokrrave të 35 kafeve të marra nga 15 vende latino amerikane.
Bytha juj, së cilës bythë s’i thoje dot gjysëm fjale se direkt të spiunonte, prej një çerek shekulli, me anë të kapjes së organizatave joqeveritare që medemek vigjëlojnë lirinë e shprehjes, ka rrëmbyer flamurin e lirisë së komunikimit, transparencës. Vetëm për të vjedhur. Se përveç vjedhjes bytha juj s’di të bëj asgjë tjetër.
Vetëm t’ja përmendshe bythës tuj pluralizmin politik, bytha juj të fuste në burg. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione pluralizmi dhe qytetarie.
Spektaklet televizive kanë ca rregulla që i ka shpikur bytha e botës për tu respektuar nga të gjitha bythat e tjera. Por bytha juj s’pjerdh për ato rregulla. Bytha juj nëpër spektakle nxjerr vetëm femra lakuriq që nuk u merret vesh ku u fillon cica e ku u mbaron bytha, ku është fshehur breçka e ku është arratisur leshi.
Bytha juj që e ka bërë të gjithë vendin mafie dhe e ka mbjellë të gjithë Shqipërinë me hashash, po kërkon të bëjë reformë në drejtësi.
Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj kur shitsja spiune të zgjaste një cop mish apo një lugë gjalp të shihte ngultas në sy mos bëje ndonjë xhest pakënaqësie. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen edhe qimen e leshit të idhit të katragjyshes së pellazgut i cili mijëra vjet para Europës shpiku pluralizmin, institucionet demokratike, shoqërinë civile, dhe të gjitha kollajllëqet e tjera që sot i gëzon e gjithë bota.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Gaçi: Politikanët e preferuar?! Ahmet Zogu dhe Edi Rama

Deputeti i PS-së Artan Gaçi e sheh veten pazgjidhshmërisht të lidhur me...
Read More