BOTIMI I UET-PRESS/ Format e biznesit dhe taksimi i ndërmarrjes

Nga Herbert B. Mayo

Pjesë nga libri ‘BAZAT E FINANCËS: Hyrje në institucionet financiare, investime dhe drejtim’

Pjesa e mbetur e këtij teksti mbulon drejtimin financiar bazë nga një perspektivë e biznesit. Ndërsa çështjet zbatohen për të gjitha ndërmarrjet, ato janë më të zbatueshme në ato me burime të mjaftueshme për të bërë analizën. Nëse, ju po mendoni fillimin e biznesit tuaj, pjesa më e madhe e këtij materiali do të zbatohet në veprimtarinë tuaj. Njohuritë e materialit në 10 kapitujt e ardhshëm duhet të rrisin aftësinë tuaj për të drejtuar përfitimin e biznesit. Ky kapitull është një vështrim i shkurtër i formave të biznesit dhe taksimit të shoqërive. Nëse ju keni mësuar më parë këtë material, ju lutemi të shkoni në kapitullin e ardhshëm, i cili mbulon mekanizmat e parë të përdorur për të ndihmuar vendimmarrjen financiare të biznesit.

Pronarët e vetëm, partneritetet dhe korporatat

Shumë biznese mund të klasifikohen si pronësi e vetme, partneritete ose korporata. (Forma të tjera të biznesit përfshijnë sindikatat, trustet dhe kompanitë me kapital të përbashkët). Sasia më e madhe është pronësi e vetme. Sipas regjistrimit ekonomik të SHBA, gjenden 17,176,000 pronarë të vetëm, por vetëm 1,759,000 janë partneritete dhe 4,710,000 shoqëri aksionere. (Të dhënat e regjistrimit janë të disponueshme në adresën e internetit të Census Bureau, http://www.census.gov, të aksesueshme nëpërmjet academic.cengage.com/financave/mayo. Megjithatë, shoqëritë aksionere krijojnë pjesën më të madhe të të ardhurave (15,890 miliardë dollarë) dhe fitimeve (915,000,000 $), ndërsa pronësia e vetme ka 870 bilionë dollarë të ardhura dhe fitime 187 bilionë dollarë. Natyrisht, shoqëritë aksionere zotërojnë shumicën e kapaciteteve prodhuese të vendit, krijojnë pjesën më të madhe të shitjeve dhe fitojnë pjesën më të madhe të fitimeve. Pronarët e vetëm janë në radhë të parë “nënë dhe babë”, veprimet e të cilëve janë të kufizuara për bizneset e vogla si aktivitet tregtar (dyqan shitje). Megjithatë, shumë shoqëri aksionere kanë fillime modeste dhe biznesi amerikan është i mbushur me histori të personit të talentuar, që krijoi nga një biznes i vogël një udhëheqës industrial.

Një pronësi e vetme, siç nënkuptohet nga emri, ka një pronar të vetëm. Ndërmarrja mund të punësojë njerëzit e tjerë dhe mund të marrë hua, por vetëm pronari mbart rrezikun e pronësisë dhe merr fitimet, nëse ato realizohen. Këto janë elemente të rëndësishme të një pronësie të vetme, ndërmarrja nuk ekziston pa pronarin e saj. Ndërmarrja nuk është një entitet ligjor që mban përgjegjësi për veprimet e saj. Pronari i vetëm është përgjegjës për veprimet e ndërmarrjes dhe është ligjërisht përgjegjës për borxhet e saj. Pronarët e vetëm mbajnë rrezikun e pronësisë dhe ky rrezik nuk është i kufizuar për investimet e tyre personale. Ata mund të humbasin më shumë se paratë e investuara në bizneset e tyre, sepse pronari i vetëm mban përgjegjësi për borxhet e marra që të veprojë biznesi. Megjithatë, derisa pronari i vetëm nuk është entitet juridik, ndërmarrja nuk paguan tatim mbi të ardhurat. Fitimet janë konsideruar të ardhura për pronarin e vetëm dhe janë subjekt vetëm i tatimit mbi të ardhurat personale.

Një pronësi jo e vetme (partneritet) është e ngjashme me pronësinë e vetme, sepse ka të paktën dy pronarë (apo partnerë) të biznesit. Ndërsa një partneritet mund të ketë të paktën dy pronarë, ai nuk ka kufizim për numrin e tyre. Një partneritet nuk ka jetë pa partnerët e saj. Partnerët janë pronarë, ata marrin shpërblimet dhe mbajnë rrezikun e pronësisë. Secili nga partnerët kontribuon diçka në ndërmarrje dhe ky kontribut nuk nevojitet të jetë para. Për shembull, disa partnerë mund të kontribuojë me fonde, ndërsa të tjerë kontribuojnë me ekspertizë.

Të drejtat dhe detyrimet e partnerëve caktohen kur formohet partneriteti. Më të rëndësishmet ndërmjet tyre janë aksionet e partnerëve për fitimet dhe masa e detyrimit të tyre. Në rastin më të thjeshtë, çdo partner kontribuon me një përqindje të fondeve të nevojshme për të drejtuar biznesin dhe merr këtë përqindje të fitimeve. Megjithatë, jo të gjitha marrëveshjet e partneritetit janë aq të thjeshta. Për shembull, nëse një partner kontribuon në para dhe të tjerët kontribuojnë me ekspertizë, ndarja e fitimit nuk mund të jetë 50-50. Në vend të kësaj, shpërndarja do të përcaktohet reciprokisht nga partnerët.

Pronar i vetëm

Ndërmarrje me një pronar

Partneritet

Ndërmarrje e formuar nga dy ose më shumë individë, secili prej të cilëve është përgjegjës për borxhet e ndërmarrjes.

Kur formohet një partneritet, është e rëndësishme që të ketë një marrëveshje me shkrim, që përshkruan të drejtat dhe detyrat e secilit partner. Në përgjithësi, të gjithë partnerët mbajnë rrezikun e ndërmarrjes. Secili ortak është përgjegjës për borxhin total të ndërmarrjes, kështu që përgjegjësia e partnerit individual nuk është e kufizuar te kontributi i tij ose i saj në biznes. Ndërsa fillimisht kreditorët kërkojnë zgjidhjen e kërkesave nga ndërmarrja, ata mund të padisin partnerët për pagesën, nëse ndërmarrja nuk i plotëson kërkesat. Nëse një partner nuk është në gjendje të paguajë aksionin proporcionalisht me këto detyrime, partnerët e tjerë janë përgjegjës për këto borxhe. Përveç kësaj, një aksion i partnerit në ndërmarrje mund të shfrytëzohet për të zgjidhur borxhet personale. Kreditorët duhet fillimisht të padisin individin për detyrimet personale, nëse këto nuk i përmbush, pastaj të kenë një kërkesë mbi partneritetin. Këto pretendime dhe kundërpretendime mund të jetë komplekse, por rregulli i përgjithshëm është se kreditorët personalë kanë një pretendim fillestar mbi aktivet personale të partnerëve dhe kreditorëve të ndërmarrjes pretendime fillestare mbi aktivet e partneritetit. Nëse aktivet personale janë të pamjaftueshme për të përmbushur detyrimet e individit, kreditorët mund të bëjnë një kërkesë ndaj pjesës së partnerit në partneritet. Nëse aktivet e ndërmarrjes janë të pamjaftueshme, kreditorët e partneritetit mund të bëjnë pretendime ndaj partnerëve individualë.

Ka një tip të partneritetit që u jep përgjegjësi të kufizuar partnerëve të caktuar. Këto partneritete quhen partneritete të kufizuara. Partnerët e kufizuar janë përgjegjës vetëm për kontributet e tyre. Meqë këta partnerë kanë përgjegjësi të kufizuar, ata nuk kanë kontroll mbi veprimtarinë e ndërmarrjes. Kontrolli i tillë qëndron në partnerët e mbetur, të cilët kanë përgjegjësi të pakufizuar. Kjo formë e partneritetit është popullore për tipe ndërmarrjesh me rrezik, të tilla si operacionet e shpimit për naftë e gaz, kërkimet minerare dhe pasurive të patundshme. Aksionet në disa partneritete të kufizuara (për shembull, Kinder Morgan) tregtohen në bursën e New York-ut. Këto partneritete janë analoge me fondet e përbashkëta, derisa asnjë nuk paguan tatim mbi të ardhurat. Partneritetet shpërndajnë fitimet te partnerët, të cilët janë përgjegjës për tatimin përkatës.

Një korporatë është njësi ekonomike legale artificiale e njohur juridikisht nga shteti. Çdo shoqëri duhet të përfshihet në një shtet. Ndryshimet në ligjet e shtetit individual kanë shkaktuar që disa shtete të bëhen më popullore se të tjerat për formimin e një korporate. Sipas ligjeve të shtetit, ndërmarrja emeton një vërtetim të bashkimit që i jep emrin, vendndodhjen e zyrës kryesore, qëllimin dhe numrin e aksioneve (aksionet e pronësisë) që janë të autorizuara (që është numri i aksioneve që ndërmarrja mund të emetojë). Përveç vërtetimit të bashkimit, ndërmarrja ndërton një statut që përcakton marrëdhëniet në mes shoqërisë dhe shtetit. Në takimin e parë të aksionerëve themelohen aktet nënligjore që përcaktojnë rregullat me të cilat rregullohet ndërmarrja (për shembull, të drejtat e votimit të aksionerëve).

Në sytë e ligjit, një korporatë është një person juridik e ndarë nga pronarët e saj. Ajo mund të hyjë në kontrata dhe është ligjërisht përgjegjëse për detyrimet e saj. Kjo dallon dukshëm korporatën nga pronësia e vetme dhe partneriteti. Pasi një ndërmarrje krijohet, pronarët e korporatës janë përgjegjës vetëm për shumën e investimit të tyre në kompani. Pronarët e korporatës kanë “përgjegjësi të kufizuar” dhe kjo përgjegjësi e kufizuar është një përparësi e madhe e bashkimit. Kreditorët mund të padisin korporatën për pagesën, në qoftë se korporata nuk plotëson detyrimet e saj, por kreditorët nuk mund të padisin aksionerët.

Partneritet i kufizuar

Partneriteti në të cilin disa nga partnerët kanë përgjegjësi të kufizuar dhe nuk janë përgjegjës për borxhet e partneritetit.

Përgjegjësi e kufizuar

Përgjegjësia personale individuale e shtrirë vetëm për investimet e tij ose të saj në ndërmarrje.

Korporata

Njësi ekonomike e njohur juridikisht nga shteti, që ka fuqi mbi aktivet e veta, pëson detyrime dhe angazhohet në aktivitete të veçanta.

Statuti

Dokumenti që përcakton marrëdhëniet në mes të një ndërmarrje dhe marrëveshjes në të cilën ajo është e përfshirë. Aktet nënligjore Dokumenti që përcakton marrëdhëniet në mes të një shoqërie aksionere dhe zotëruesve të aksioneve.

Megjithatë, për shumë korporata të vogla përgjegjësia e kufizuar nuk ekziston. Kreditorët shpesh pyesin nëse mbajtësit e aksioneve lënë peng pasuritë e tyre personale për të siguruar kredi për një korporatë e vogël. Kështu, në qoftë se një korporatë nuk plotëson detyrimet, kreditorët mund të marrin të mirat që aksionerët kanë lënë peng.

Nëse kjo ndodh, detyrimi i aksionerëve nuk është i kufizuar në investimin e tyre fillestar. Përgjegjësia e kufizuar ka të bëjë në substancë me korporata të mëdha që kanë pasuri të pengut ose vlerësim krediti të mjaftueshëm për të marrë hua të pasiguruara. Kështu, një investitor e di që në blerjen e aksioneve të një kompanie si General Motors, shuma maksimale që mund të jetë e humbur është shuma e investimit. Nëse ndërmarrja falimenton, kreditorët nuk mund të marrin pasuritë e aksionerëve. Kjo përgjegjësi e kufizuar është një përparësi e madhe e bashkimit në një ndërmarrje për korporatat e mëdha (për shembull, United Airlines dhe Enron) që shkuan në falimentim.

Një përparësi e dytë e bashkimit në korporatë është qëndrueshmëria. Derisa korporata është themeluar nga ligjet e shtetit, ajo është e përhershme, deri sa të shpërndahet nga shteti. Pronësitë e vetme dhe parneritetet pushojnë, kur njëri nga pronarët vdes ose falimenton. Partneriteti duhet të ri-formohet në mënyrë që të vazhdojë të veprojë. Korporatat, megjithatë, vazhdojnë të ekzistojnë kur vdes njëri nga pronarët. Aksioni i pronarit të ndjerë i transferohet trashëgimtarëve të tij. Korporata vazhdon të funksionojë dhe nuk formohet një korporatë tjetër. Qëndrueshmëria ofron një përparësi të madhe për bashkimin në korporatë, nëse pronarët parashikojnë rritje të madhësisë së ndërmarrjes dhe veprimtarisë për shumë vite, nga ku shmanget shpenzimi i riformimit të marrëdhënieve midis pronarëve.

Një përparësi e tretë e potencialit të bashkimit në korporatë është lehtësia me të cilën titulli i pronësisë mund të transferohet nga një investitor në një tjetër. E gjithë kjo është e nevojshme për transfertën e investitorëve për të shitur pjesët e aksionit (të cilat janë dëshmi e pronësisë) dhe kanë emrin e pronarit të ri të regjistruar në regjistrin e aksionerëve të korporatës. Transferta të tilla ndodhin çdo ditë nëpërmjet bursave, si bursa e New York-ut.

Bashkimi në korporatë gjithashtu, mund t’i ofrojë korporatës avantazhin e të qenit në gjendje për të rritur shuma të mëdha të parasë me emetimin e obligacioneve dhe aksionit. Përgjegjësia e kufizuar për mbajtësit e aksioneve, mundësia për shtim kapitali si dhe ekzistenca e tregut dytësor të letrave me vlerë, në të cilat këto të fundit mund të blihen apo të shiten, janë përparësitë e lidhura me bashkimin në korporatë, e cila nuk ekziston për ndërmarrjen e vetme. Korporatat si IBM mund të emetojnë obligacione të reja ose aksion për rritjen e kapitalit. Edhe korporatat me vlerësim krediti të ulët mund të jenë në gjendje për të mbledhur fonde me emetimin e letrave të reja me vlerë edhe pse ato do të duhet të paguajnë një normë të lartë të interesit, për të nxitur investitorët për të blerë titujt financiarë.

Korporatat “S” dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (LLC)

Një opsion, sipas të cilit aksionerët e korporatave të vogla mund të zgjedhin, i lejon ata të kenë përparësi të lidhura me korporatat (të tilla si qëndrueshmëria, përgjegjësia e kufizuar si dhe lehtësia e transferimit) pa të metën e taksimit të dyfishtë (të tatimit të të ardhurave të korporatës dhe tatimit të mëvonshëm e dividentëve të marrë nga ana e aksionerëve). Nëse një korporatë ka 35 ose më pak aksionerë, ndërmarrja mund të zgjedhë që të tatohen si një korporatë “S”. Në rast se ndërmarrja zgjedh të tatohet si një korporatë “S”, e ardhura e saj nuk është subjekt i tatimit të të ardhurave të korporatës federale. Në vend të kësaj, fitimet e ndërmarrjes tatohen si e ardhur e aksionerëve të saj. Kështu, trajtimi tatimor është i njëjtë, si për partneritetet apo të ardhurën e pronësisë së vetme.

Ndërsa zgjedhja e statusit të korporatës “S” i bën bisht problemit të tatimit të dyfishtë, ajo gjithashtu nënkupton se mbajtësit individualë të aksioneve janë përgjegjës për tatimet e përshtatshme mbi të ardhurat. Ky tatim zbatohet edhe në qoftë se korporata nuk ka shpërndarë të ardhurat e saj si dividentët. Nëse ndërmarrja mban fitimet për riinvestim, aksionerët duhet të paguajnë tatime mbi fitimet e pashpërndara. Nëse drejtimi dëshiron të mbajë fitimet për të financuar rritjen e ardhshme, zgjedhja për t’u taksuar si një korporatë “S” do të ishte vendim i gabuar. Ndërmarrja do të jetë më mirë nga të paturit e fitimeve të saj të tatuara në nivel korporate dhe mbajtjes së fitimeve të saj (jo shpërndarjes).

Një alternativë për korporatë “S” është shoqëria me përgjegjësi të kufizuar (LLC), e cila është një formë e re e biznesit që ka rritur popullaritetin që kur morri trajtimin e favorshëm të taksave nga IRS. Të tilla kompani mund të kualifikohen për qëllime të tatimit, për t’u trajtuar si partneritete, që nuk kanë taksë mbi të ardhurat në nivel ndërmarrje. E ardhura (ose humbja) rrjedh përmes pronarëve, të cilët paguajnë taksën e duhur federale mbi të ardhurat. Edhe pse të dyja LLCs dhe korporatat “S” nuk taksohen në nivel ndërmarrje, ato janë të ndryshme. Një korporatë “S” mund të ketë jo më shumë se 35 aksionerë, të cilët duhet të jenë shtetas të SHBA apo rezident të huaj. LLCs nuk janë subjekt i këtij kufizimi. Investitorët e huaj, korporatat ose partneritetet mund të kenë aksione në një LLC.

LLCs ofrojnë gjithashtu përparësinë e përgjegjësisë së kufizuar. Pronarët e LLC nuk janë përgjegjës për borxhet e kompanisë. Përgjegjësia e tillë e kufizuar vlen edhe për partneritetin e kufizuar dhe ka dallime të rëndësishme mes LLCs dhe partneriteteve të kufizuar. Ky i fundit duhet të ketë të paktën një partner të përgjithshëm, i cili administron ndërmarrjen dhe është përgjegjës për borxhet e saj. LLCs nuk e kanë këtë kusht. Pronarët e ndërmarrjes mund të marrin pjesë aktivisht në drejtimin e saj dhe të mos jenë personalisht përgjegjës. Këto përparësi i LLC – kalimi përmes detyrimeve të tatimit mbi të ardhurat federale dhe përgjegjësive të kufizuara, shpjegojnë pse LLCs janë bërë një formë popullore e biznesit që do të zëvendësojë shumë partneritete dhe korporata “S”. Megjithatë, aksionet e këtyre kompanive nuk janë të regjistruara në SEC dhe nuk tregtohen publikisht. Kështu, LLC nuk do të zëvendësojë korporatat e tregtuara publikisht.

 

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ligji i PPP si ligji i grabitjes së të ardhurave publike

Nga Xhevair Ngjeqari “Kur nga kopshti i popullit/Komandanti nji mollë fut në...
Read More