Kryesore

Blerim Destani, John Travollta dhe Morgan Freeman në të njejtin film Hollywoodian





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:10 - 10/07/18 |
mapo.al

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit “The Poison Rose” në krahë me aktorët legjendarë John Travollta dhe Morgan Freeman.


Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.


Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, emri i karakterit që ai luan ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet na asocojnë në një djalosh meksikan me një stil karakteristik.


Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe.


Ashtu si në filmat klasik, ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit.

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas