Biznesmeni amerikan do të ‘rikrijojë 11 Shtatorin’

biznesmeniNjë biznesmen i lindur në Amerikë shpreson të mbledhë 1 milion sterlina për të rikrijuar sulmet e 11 Shtatorit në Nju Jork.

Paul Salo, që tani jeton në Tajlandë, thotë se do të blejë një avion Boeing 747 dhe ta përplasë në një godinë të shkretuar në një zonë rurale.

Ai thotë se qëllimi është të provojë teoritë konspirative për këtë ngjarje.

Salo shpreson që të mbledhë fondet dhe e ka nisur duke shitur “vendet e para” për të shijuar këtë spektakël.

“Nëse ka vetëm një vrimë me tym në godinë dhe asgjë nuk ndodh, atëherë do e kuptojmë se ka qenë një mashtrim. E di se ka njerëz që do mërziten, por ne e meritojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur”.

Teoricienët e konspiracionit mendojnë se kullat nuk duhej të binin kaq shpejt.

Sipas tyre, kjo tregon se ka qenë diçka e brendshme.

Po ashtu ata mendojnë se kullat nuk duhej të shembeshin ashtu nga brenda, si në një shpërthim të kontrolluar.

Shkruar Nga
More from revista mapo

BE dhe SHBA: Bravo shqiptarëve, Ramës dhe Bashës

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas arritjes së marrëveshjes së mbrëmshme. Me...
Read More