Berisha: Vendimmarrja nga të huajt shkel sovranitetin

Sali Berisha dhe Flamur Noka“Nëse këtë do e kishte Rumania ose Kroacia, se çdo bënte PD-ja nuk e di, por Sali Berisha do e miratonte. Sepse do ta pranoja si një dorëzim sovraniteti të kushtëzuar nga procesi europian. Më rezulton se asnjë fjalë në Kushtetutën rumune dhe kroate për këtë nuk ka”.

Në këndvështrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, opozita ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për reformën në drejtësi. Berisha theksoi dje në Kuvend se opozita është diamanti moral i shoqërisë dhe se roli i saj në këtë reformë është i pazëvendësueshëm. Më tej, ai u ndal tek pika që ndan palët, vetingu apo e thënë ndryshe kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve. “…Rama kërkon që gjykatësit t’i emërojnë të huajt, kërkon që të huajt të bëjnë një raport dhe ky raport të vijë të votohet në parlament. Një raport që bëjnë qytetarë të huaj, që s’kanë asnjë detyrim ligjor e as kushtetues ndaj këtij vendi. Por unë po e përjashtoj veten, unë jam sovranist dhe nuk jam i penduar kurrë për sovranizmin tim, i kam shërbyer vendit dhe kombit tim. Por çfarë ndodh? Jua them unë. Në zhvillimet e fundit më thonë se këtë ndryshim kushtetues e ka Rumania dhe Kroacia. Po jua them këtu me ndershmërinë më të madhe. Nëse këtë do e kishte Rumania ose Kroacia, se çdo bënte PD-ja nuk e di, por Sali Berisha do e miratonte. Sepse do ta pranoja si një dorëzim sovraniteti të kushtëzuar nga procesi europian. Më rezulton se asnjë fjalë në Kushtetutën rumune dhe kroate për këtë nuk ka. Unë po ju them që nëse këtë do e kishte një vend i BE-së unë nuk do bëhesha pengesë por do i thoja vetes e ke pak mbrapa kohën dhe ndiq kohën dhe mos dil kundër…”, – tha ai. Berisha sqaroi edhe njëherë se PD-ja nuk është kundër rolit të vëzhguesve. “Jua them unë që mbikëqyrja e procesit të vetingut nga ndërkombëtarët është e një rëndësie jetike për procesin, por jo dhënie sovraniteti. Pse? Mendoni për një moment që shqiptarët t’i bëjnë letër Angela Merkel, e t’i thonë që të jemi Landi i 17-18. Gjermanët do thonë rrini aty ku jeni e ndërtojeni aty demokracinë. Ose shteti 51-të i SHBA. Amerikanët do thonin rrini atje, ndërtoni aty demokracinë. Po ç’është kjo që të vijnë të emërojnë gjykatësit? A nuk është kryetari juaj që ka deklaruar pesëqind herë se ‘unë vetingun ia besoj amerikanëve dhe europianëve’. Ne nuk jemi kundër, jemi për prani dhe shumë serioze. Hajde të bëjmë cilatdo kritere që të përcaktoni dhe urdhëroni të vëzhgoni zbatimin e çdo kriteri në çdo rast duke pasur në dorë çdo dokument shtetëror të këtij vendi dhe duke sjellë çdo dokument që ekziston në përputhje me dokumentin e dekriminalizimit. Ta zëmë se këta shqiptarët nuk e zbatuan si duhet? Ti si monitor ke të gjitha të drejtat t’i thuash Komisionit Europian që ky vend është vendi më joserioz, kjo qeveri është më joseriozja, ky shtet nuk zbaton ligjin e vet, ti thuash DASH se ky vend mik s’ka e s’njeh as ligj e asgjë. Pastaj ne përballemi me pasojat. KE s’të hap kapitullin e negociatave, SHBA bën raportin. Kështu që kjo është ajo që kërkojmë ne, dhe kjo është garancia më e madhe se sa ideja që një grup ekspertësh të huaj të emërojnë gjykatësit dhe prokurorët shqiptar ose të përcaktojnë se cilët mund të emërohen gjykatës ose prokurorë”, – tha ai. Berisha citoi se edhe Venecia ka përcaktuar se ndërkombëtarët nuk mund të kenë fuqi ekzekutive. “Ju thoni hajt të ndryshojmë Kushtetutën, por këtë e kanë bërë protektoratet e OKB-së. Por jo. Asnjë vend sovran. Hajde ta heqim nga Kushtetuta që Shqipëria është vend sovran…”, – shtoi ai.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Ja debatet e Ramës me FMN dhe biznesin e huaj

Kryeministri ka replikuar dje me përfaqësuesit e biznesit, të cilët janë ankuar...
Read More