Berisha: Njoftimi i Ambasadës së SHBA për protestën si e shkruar nga Ruçi

berisha-donald-lu-640x427“Ishte një njoftim sikur të ishte shkruar në zyrat e Partisë Socialiste. Të kishte shkruar Gramoz Ruçi nuk ishte ndryshe”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka adresuar qëndrime të forta ndaj ambasadës amerikane në Tiranë. I pyetur për deklaratën e ambasadës amerikane për protestën e shoqërisë civile për plehrat që ambasada ia faturoi opozitës, Berisha u përgjigj: “Që të lejoj një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndom që partitë politike për interesa të tyre mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodhë është që partitë politike të marrin kauzat e tyre. Në këtë diell ka vend për të gjithë. Ara kanë reaguar. Unë uroj dhe shpresoj që të kenë një përgjigje ndaj reagimit të tyre”. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Berisha shkoi me tej me qëndrimin e tij, duke shtuar se, deklarata e ambasadës për protestën e paralajmëruar ishte një reagim si i shkruar në zyrat e PS-së. “Ishte një njoftim sikur të ishte shkruar në zyrat e Partisë Socialiste. Të kishte shkruar Gramoz Ruçi nuk ishte ndryshe”, shtoi ai. I pyetur nëse ambasada amerikane është e njëanshme, Berisha tha: “Nuk jam këtu për të bërë analizat e ambasadave. Secila ambasadë, secili ambasador mban qëndrimet e veta. Unë jam ai që shqiptarët më njohin. Njeriu që kam respektin më të madh ndaj ambasadorëve, por në mënyrë absolute zero ndaj guvernatorëve. Unë i kam faktuar këto të gjitha në karrierën time. Një ambasador ka për mision dhe jep një kontribut shumë më të madh nga se e dinë njerëzit në marrëdhëniet midis dy vendeve… ambasadori i SHBA-së, ambasadori i Gjermanisë… etj. Por, ka qenë dhe është në natyrën time që mënyra më e papërshtatshme e veprimit të një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Unë po të isha në vendin e tyre se unë jam politikan nuk jam diplomat, por po të kisha pasur ndonjëherë ndonjë mision diplomatik, gjënë më të parë që do të bëja ishte të ruhesha që të mos e mendoja veten më shumë sesa jam”. Për ta mbyllur Berisha tha se ambasadori Lu është palë gjatë negociatave për Reformën në Drejtësi. “Është e qartë. Ai është bërë palë. Nuk ka asnjë deklaratë kundër qeverisë”, -tha ai. Ish-kryeministri tha gjatë intervistës se në kushtet aktuale nuk do kishte zgjedhje në 2017. “Nuk do ketë vitin tjetër zgjedhje. Peshkopia e tregoi këtë. Ka kanabis por zgjedhje nuk do ketë”, tha Berisha.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Dalin ditarët/Çfarë ka lënë të shkruar Mbreti Zog

****  Agjencia Pro Democratia prezanton projektin me 9 akte që do të...
Read More