Bën shqiponjën në skenë, këngëtarja 13-vjeçarja rrëmben zemrën e publikut gjigant në Paris

Këngëtarja 13-vjeçare kosovare, Erza Muqolli, e cila ka arritur suksese të mëdha jashtë kufijve, ka perfomuar në dhjetor të 2017-ës në skenën e Accor Hotels Arena me një këngë mjaft të njohur të Beyonces.

Por krahas talentit të saj të padiskutueshëm, ajo që ka tërhequr vëmendjen asokohe ka qenë patriotizmi që ka treguar.

Teksa gjendej në përfundim të performancës, Erza ka ngritur të dyja duart lart dhe ka bërë simbolin e shqiponjës, duke i treguar kështu të gjithëve prej nga vjen.

Videoja emocionuese, ku dëgjohen duartrokitjet e të pranishmëve në sallë, momentalisht po bën xhiron e rrjetit.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gabimet e gjuhës së trupit që i bëjmë në punë

  Shumica e njerëzve kanë dëshirë që të promovohen në punë dhe...
Read More