Bebe Rexha “shpërthyese” në “Grammy”

Bebe Rexha është shfaqur mahnitëse në tapetin e kuq të “Grammy-s” të dielën pasdite në Nju Jork.

8-1

Picture 1 of 5

Këngëtarja shqiptare ka debutuar me stilin e ri të flokëve, por ka shfaqur edhe format bombastike me një fustan elegant, shkruan Daily Mail.

Por, e veçanta e fustanit të 28-vjeçares, ishte se ishte i destinuar për aktoren e njohur hollivudiane Sofia Vergara.

Mirëpo, Bebe ka treguar se pse ajo e veshi këtë fustan e jo Vergara.

“Fustani duhej të shkonte te Sofia Vergara mirëpo unë i thashë stilistit tim: Më mirë unë ta vesh këtë fustan”, ka thënë bukuroshja bjonde, duke sqaruar se “asnjë fustan nuk ia zinte format e saj”.

“Kjo mu përshtat, kështu që jam shumë e lumtur”, ka thënë këngëtarja nga Dibra.

Shkruar Nga
More from Revista User

Selena Gomez dhe Justin Bieber në pritje të fëmijës së parë?!

Rikthimi i tyre në krahët e njëri-tjetrit ishte një ndër lajmet më...
Read More