Bayern Munchen/ Sherr me grushta mes Lewandowskit dhe Coman

 

Sipas të përditëshmes “Bild”, Robert Lewandowski dhe Kingley Coman kanë qënë protagonistë në një përplasje të dhunshme në seancën e fundit stërvitore të së enjtes.

Sipas “Bild” dy lojtarët kanë shkëmbyer të shtyra dhe më pas grushte, ndërsa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar situatën.

Trajneri i skuadrës bavareze Niko Kovac, në fillim mendoi të përjashtonte të dy lojtarët, por më pas ka ndryshuar mëndje, duke i ftuar ata të përfundojnë seancën stërvitore, shkruan Bild.

Kjo përçarje brenda ekipit nuk e ndihmon aspak Bayernin e Mynihut, pasi ka një mission të vështirë mbi supe, të ruajë vendin e parë në klasifikim, me Dortmundi që e ndjek me 1 pikë më pak.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“E shëmtuar!”/ Ronela Hajati reagon me lot ndaj komenteve

  Ronela Hajati publikoi pak ditë më parë një foto ku shfaqej...
Read More