Basha zhduk simbolin e PD nga fushata

basha-berat

Krahas sloganit “Republikë e Re”, në fushatën e Lulzim Bashës, ajo që bie në sy është emblema dhe ngjyra simbol e Partisë Demokratike të cilat janë zhdukur. Në vend të blusë, janë ngjyrat kuqezi dhe e bardha.

Një gjë e tillë ka revoltuar shumë simpatizantë e mbështetës të PD-së, përfshirë edhe spikerin e lajmeve Bledian Koka.

“Njoftim!…

Miq dhe dashamirë, kur të shikoni tubime njerëzish dhe një tabelë ku shkruhet Republika e Re me ngjyrë të bardhë dhe kuqerremtë, mos hezitoni. Afrohuni dhe mbani vesh, është një miting i Partisë Demokratike… Do thoni ju po emblema e PD dhe ngjyra blu ku vajti?!…

p.s…flasim pas 25 Qershorit “, shkruan ironikisht gazetari.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të shtënat në Çole, policia jep detaje për sherrin mes bandave

Dje në lagjen Çole në Vlorë, dy grupe u qëlluan me armë...
Read More