Basha del në krah të protestuesve para Kuvendit: Nuk merrni pagat nga korrupsioni qeveritar

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu është bashkuar punëtorëve të kompanisë nënkontraktore të bajpasit Fier-Vlorë, të cilët vijuan sot protestën para Kuvendit.

Ata thonë se nuk kanë marrë pagat.

“Opozita dhe unë kemi dëgjuar problemin tuaj, mosmarrja e pagave vjen pasojë e korrupsionit.

E njohim problemin tuaj, pagesa nuk kryhet sepse ka korrupsion qeveritar.

Jemi në krahun tuaj dhe do të jemi deri në fund për të drejtat tuaja“, tha Basha.

Basha inkurajoi protestuesit të vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Largimi i bujshëm, Gjebrea thumb Fevziut: Gjenerali e bën edhe me të rinj televizionin!

Ditë e veçantë për moderatorin e njohur shqiptar, Ardit Gjebrea. Ai feston...
Read More