Barcelonë, furgoni përplasi turmën e njerëzve në sheshin ‘Katalunja’. Akt terrorist

Një furgon është përplasur me dhjetëra njerëz në qendër të Barcelonës në Spanjë. Disa persona kanë mbetur të plagosur nga incidenti, bën me dije policia lokale.

Policia e ka përshkruar incidentin në Twitter si një “përplasje masive”. Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë.

Gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë pasi kishte përplasur njerëzit.

Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me incidentin, nëse është sulm terrorist si në Nisë, Berlin, Londër e Stokholm.

Javët e fundit, janë parë grafiti të ndryshme në mure që kërcënojnë turistët e Barcelonës, qytet i cili vizitohet nga 11 milionë njerëz çdo vit.

Një furgon u pëplas me dhjetëra njerëz në qendër të qytetit të Barcelonës,” – njoftuan mediat spanjolle.

Sipas mediave të huaja, autoritetet e kanë konsideruar incidentin si sulm terrorist.

Pamje të reja janë zbuluar ndërkohë nga incidenti ku një furgon përplasi turmën e njerëzve në sheshin “Katalunja” në Barcelonë.

Deri tani flitet për 4 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë rreth 15 kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

Autoritetet janë në kërkim të shoferit të autmojetit, që u arratis menjëherë pas incidentit, ndërsa raportohen të plagosur.

Shërbimet e urgjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës. Incidenti ndodhi në ‘La Rambla’, një rrugë e njohur e cila vizitohet nga turistët.

Një nga dëshmitarët ka shkruajtur në rrjetin social Twitter se shumë kalimtarë janë futur për tu strehuar në një restorant, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

“Nuk ishte zhurmë me zë të lartë dhe të gjithë vrapuan për tu fshehur diku. Kishte shumë njerëz, shumë familje se është një nga zonat më të vizituara në Barcelonë. Unë mendoj se disa njerëz janë goditur. Ishte e tmerrshme, u përhap shumë panik,” – tha Marc Esparcia për BBC duke shtuar se, po qëndron i fshehur në dyqanin Starbucks.

Incidenti ndodhi afër rrugës së famshme të qytetit, La Rambla, e cila tashmë gjendet e bllokuar nga policia.

Dëshmitarët flasin për disa të plagosur, ndërkohë që mediat deklarojnë se të pakëtn dy persona kanë humbur jetën. Policia spanjolle ende nuk mund të thotë se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarje.

Reuters raportoi se shërbimi emergjent i Katalanjës ka kërkuar që të mbyllen stacionet e trenave dhe metrosë.

 

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas sulmit me furgon në turmën e në sheshin “Katalunja” në Barcelonë.

Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë rreth 20 kanë mbetur të plagosur.

Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

Policia e ka përshkruar incidentin në Twitter si një “përplasje masive”. Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë.

Deri tani dyshohet për 4 të vdekur, shkruan MailOnline.

Gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë pasi kishte përplasur njerëzit.

Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me incidentin, nëse është sulm terrorist si në Nisë, Berlin, Londër e Stokholm.

Javët e fundit, janë parë grafiti të ndryshme në mure që kërcënojnë turistët e Barcelonës, qytet i cili vizitohet nga 11 milionë njerëz çdo vit.

 
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Njihuni me horoskopin javor për çdo shenjë…

  Dashi: Këtë javë do të merrni lajme të mira. Më në...
Read More