Bannon: Do të vazhdoj të luftoj për Trump

Steve Bannon, ish-këshilltari i Donald Trump, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë, konfirmoi se do të vazhdonte të luftonte për presidentin amerikan dhe se ishte rikthyer menjëherë në funksionet e drejtimit brenda “Breitbart News”, faqe informative e afërt me ekstremin e djathtë.

“Nëse ekziston ndonjë konfuzion, më lejoni të sqaroj gjërat. Unë e lashë Shtëpinë e Bardhë dhe do të nis luftën për Trump dhe kundër opozitarëve të tij, në Kapitol (selia e Kongresit), në media dhe në botën e biznesit”, theksoi për “Bloomberg News” Steve Bannon.

Faqja “Breitbart” njoftoi përveç të tjerave se Steve Bannon ishte rikthyer që prej ditës së djeshme në funksionet e presidentit ekzekutiv, duke e cilësuar si hero populist.

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë drejtoi që prej ditës së djeshme konferencën e parë të redaksisë.

Para se t’i bashkohej fushatës së Donald Trump në gusht 2016, Steve Bannon, 63 vjeç, e kishte kthyer “Breitbart News” në platformën e privilegjuar të nacionalistëve dhe të ekstremit të djathtë amerikan.

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje largimin e Steve Bannon, i cili mbante titullin e këshilltarit strategjik dhe ka qenë inspirues për pozicionime të shumta nacionaliste dhe anti-establishment të Donald Trump.

Shkruar Nga
More from Revista User

Guterres zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me vota unanime

Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres është zgjedhur këtë të enjte Sekretar i...
Read More