Ava Max elektrizon studion e “The Ellen Show” (Video)

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur si Ava Max, emri i së cilës është Amanda Koçi, ka performuar mbrëmjen e kaluar në emisionin e njohur “The Ellen Show”.

Ajo këndoi këngën me të cilën u bë e njohur, “Sweet but psycho”.

Salla në të cilën u performua hiti i momentit, u elektrizua nga performanca e mrekullueshme e këngëtares shqiptare.

Ky debutim u lajmërua fillimisht nga vet Ava, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku nuk munguan as komentet entuziaste të fansave.

Tanimë, Ava Max pritet të lançojë në tregun muzikor botëror albumin e saj të parë.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Si e ëma dhe e bija’, nudo për kopertinën e ‘Rolling Stones’

    Zoe Kravitz, 29 vjeçe, ka dashur të rikrijojë një set...
Read More