Arteroskleroza: Ushqimet që mbajnë të shëndetshme enët e gjakut

Arteroskleroza është një nga sëmundjet që kërcënon më së shumti enët e gjakut, ajo do të thotë ngurtësim i enëve të gjakut dhe mund të zhvillohet që në moshë të hershme, krejtësisht pa u ndier

Sa herë ne flasim për shëndetin e zemrës mendojmë vetëm për zemrën në vetvete, por në fakt ajo konsiston në tre pjesë; vetë zemra si organ, enët koronare që ushqejnë zemrën dhe gjithë enët e gjakut që ushqejnë çdo qelizë cep më cep. Dietologia klinike Blerina Bombaj, shpjegon se enët e gjakut fillojnë me një trashësi sa një gisht dhe përfundojnë në një trashësi më të vogël 10 herë pothuajse se fija e flokut, shkojnë cep më cep, qelizë më qelizë për të furnizuar organizmin tonë me lëndët ushqyese të cilat ne i marrim përmes asaj që ne vendosim në pjatë tonë. Nëse do të peshonim enët e gjakut, do të arrinim në 2 kg masë, nëse do të vendosim në një vijë të drejtë mund të arrijmë në një distancë prej 96 mijë km, nëse do t’i hapnim ato do të arrinim në një sipërfaqe prej 400 m2, sa një fushë basketbolli. Ndaj ajo thotë  se rëndësia e shëndetit të enëve të gjakut është baras me rëndësinë e jetës. Arteroskleroza është një nga sëmundjet që kërcënon më së shumti enët e gjakut, ajo do të thotë ngurtësim i enëve të gjakut dhe ajo mund të zhvillohet që në moshë të hershme, krejtësisht pa u ndier.

Sëmundja

Arteroskleroza është një sëmundje që lidhet ngushtë me stilin e jetesës dhe mënyrën e të ushqyerit dhe veçanërisht ndikimin që kjo e fundit ka në gjene të cilat në ekspozojnë ose në mbrojnë ndaj kësaj sëmundjeje. Faktorët kryesorë të rrezikut për Arterosklerozë janë duhanpirja, kolesteroli i lartë, mbipesha, diabeti, hipertensioni dhe vetë moshimi. Pa asnjë dyshim dieta ushqimore është një faktor vendimtar në cilësinë e enëve të gjakut. Ndërsa vetë e ngrëna ushtron stres mbi enët e gjakut dhe pas çdo vakti janë të ngurta për orë të tëra, por përbërja e vaktit ka shumë rëndësi se sa do të qëndrojnë të ngurta enët e gjakut.  Një vakt shumë i yndyrshëm apo shumë i sheqerosur padyshim që do të lerë enët e gjakut të forcuara për orë e orë të tëra.

Ushqimet

Vera e kuqe është një nga elementet e dietës mesdhetare më të çmuar, pasi në studime të shumta ka treguar se ndihmon në shëndetin e enëve të gjakut, sidomos në shprehjen e disa gjeneve të cilat kodojnë substanca që mbrojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në funksionin e tyre optimal. Por a është alkooli  i verës së kuqe apo polifenolet e rrushit të cilat kanë këtë efekt në organizmin tonë? Studimet e shumta për verën e kuqe tregojnë se ajo ka një efekt shumë pozitiv. Por vihet re se pijet e tjera alkoolike nuk e kanë këtë efekt si vera e kuqe.  Atëherë është një simbiozë fantastike e etanolit dhe polifenolit të rrushit të kuq. Sipas studimeve të shumta evidentohet se rrushi i kuq është ai që ka gjithë efektet pozitive. Konsumi i lëngut të rrushit të kuq lidhet me ulje të kolesterolit, të formimit të koagulove dhe me mbrojtje të enëve të gjakut. Por substancat që lidhen me këtë efekt janë  ato që gjenden pikërisht te lëkura e rrushit të kuq ose të zi, te kërcejtë dhe te gjethet e tij, jo te tuli i rrushit. Sa më e fortë ngjyra, aq më i fortë efekti.

Vera e kuqe dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër mundet që në një vakt të japin një efekt të shkëlqyer për enët e gjakut. Ndërkohë që ky efekt nuk shihet kur këto të dyja merren veç e veç.

Pra, vera e kuqe është e dobishme, lëngu i rrushit akoma më i dobishëm sepse nuk ka alkoolin, ndërsa vera e kuqe së bashku me ullirin japin një efekt fantastik.

Por kujdes! Konsumi i rregullt i një apo dy gotave verë në ditë është ai që jep efektet pozitive, më shumë jep të kundërtën.

Jo vetëm vera, por edhe disa ushqime të tjera janë shumë mbrojtëse për enët e gjakut dhe shëndetin kardiovaskular.

Bajamet, ulin kolesterolin, ulin inflamacionin. Frutat e tjera të thata si arrat dhe lajthitë përmirësojnë profilin e yndyrave në gjak.

Avokado ul trigliceridet. Avokado si frutë ka efekte pozitive në dietën ushqimore, duke e bërë atë më të ekuilibruar. Ky frutë ekzotik, ka një sërë ushqyesish, në rast se merren në mënyrë të vazhdueshme shton në organizmin e vet 36 për qind më shumë fibra dhe vitaminë E. Në të njëjtën kohë merr edhe një sasi prej 16 për qind magnezium shtesë mesatares, 16 për qind potasium, dhe 48 për qind vitaminë K.

Hudhra ul tensionin e lartë dhe përmirëson profilin  lipidemik në disa studime, në disa studime të tjera jo.

Qepa ndihmon në uljen e grumbullimit të hemofetaleve dhe të formimit të pllakave aterogjene.

Mollët ulin kolesterolin e keq. Mollët janë të pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes dhe ndihmojnë për të kapërcyer problemet e shëndetit apo parandaluar ato. Mollët janë gjithashtu një nga 10 ushqimet që ndihmojnë për të djegur dhjamin hahet një mollë 15 minuta para ngrënies e do t’ju ndihmojë për t’u ngopur dhe ju do të hani më pak, kjo është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar që ju të humbni në peshë. Molla përmban pektinë e cila është e njohur qe ndihmon të ndiheni të plotë, dhe kjo ndjenjë ngopjeje do të zgjasë për një kohë të gjatë. Për mbrojtjen e kockave studiuesit francez gjetën se një flavonoid i quajtur floridzin është gjetur vetëm te mollët dhe mund të mbrojë gratë në fazën postmenopauzë, osteoporozën dhe mund të rrisë densitetin e kockave.

Bostani ul presionin e gjakut dhe ul tendosjen e tyre, shumë e rëndësishme kjo.

Ndërsa shega ky frutë i jashtëzakonshëm ul tensionin e lartë, përmirëson qarkullimin dhe mbron kolesterolin nga oksidimi, një gjë që e bën kolesterolin një kërcënim të vërtetë për enët e gjakut.

Një tjetër ushqim që mund të ketë dobi për enët e gjakut është çokollata e zezë me mbi 70% kakao.

Pjesës më të madhe të njerëzve vdekja u vjen direkt ose indirekt nga kjo formë. Shfaqja e asaj që quhet arterosklerozë varet së pari, nga cilësia e enëve të gjakut që kemi trashëguar nga prindërit tanë dhe së dyti, sa i kemi dëmtuar enët e gjakut në bazë të asaj që i kemi vendosur në pjatën tonë dhe asaj çfarë kemi bërë në jetën tonë. 18 milionë pothuaj njerëz kanë vdekur në 2016 sipas OBSH-së të cilat përbëjnë 31% të vdekjeve total, arsyeja numër një e tyre nga të cilat 85% vijnë si shkak i ataku kardiak apo ishemisë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Mbarë bota shqiptare: Lamtumirë albanologut Robert Elsie

Për herë të parë një albanolog, dijetar i shqipes, një i huaj,...
Read More