Arrestohet 28-vjeçari, tentoi të vriste një person

prangaaa

Një 28-vjeçar, i cili kërkohej për tentativë vrasje ka rënë në pranga. Në kuadër të operacionit të koduar “Discovery” u bë i mundur arrestimi i Fatmir Lekajt. Mësohet se më datë 15 korrik të këtij viti në lagjen “Naim Gjybegu” i riu tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin S.P.

Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “DISCOVERY”. I dyshuar për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim. Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe konkretisht nga Sektori për Krimet e Rënda, në kuadër të një plani operacional dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finali
u finalizua me sukses operacioni i koduar “DISCOVERY”

Si rezultat i këtij operacioni, më datë 01.12.2016, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit:

* Fatmir Lekaj, 28 vjeç, banues në Shkodër
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Më datë 15.07.2016, në lagjen “Naim Gjybegu” Shkodër, ky shtetas tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin S.P. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të parashikuara nga nenet, 76-22 e 278 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të bëheni të paharrueshëm, tre rregulla bazë

Shkencëtarët thonë se përshtypja e parë që kemi për dikë është e...
Read More