Arrestohen dy “skifterë”, tentuan të vjedhin banesa në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të cilët kanë hyrë nëpër banesa për të vjedhur. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme. Në rastin e parë u arrestua Ferdinant Çoku, 44 vjeç, banues në Lushnje.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë mbrëmjes ka shkuar për të vjedhur banesën e shtetasit F.B, 34 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier. Shtetasi F.B e ka kapur në banesë duke vjedhur shtetasin Ferdinant Çoku dhe ka përdorur dhunë ndaj tij”, sqaroi policia.

Për këtë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit Ferdinant Çoku dhe për kundravajtjen penale të “Vetgjyqësisë” në ngarkim të shtetasit F.B.

Në rastin e dytë u arrestua Artan Osmani, 43 vjeç, banues në Fier.

Policia tha se arrestimi i tij u bë “pasi ka shkuar për të vjedhur tubo hekuri në banesën e shtetasit A.Ç, 27 vjeç, banues në Fier”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Iniesta super-mesazh për tifozët shqiptarë!

Andreas Iniesta është një idhull për të gjithë, një shembull, një njeri...
Read More