Ankesat e qytetarëve për Zyrat e Regjistrimit, ministrja e Drejtësisë shkarkon 8 punonjës të Hipotekave

Pas ankesave të qytetarëve për shërbimet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në disa qarqe të vendit, kanë vijuar edhe masat e para.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat, tha se janë shkarkuar 8 punonjës së Hipotekave, pasi janë kryer verifikime nisur nga ankesat e qytetarëve.

Ministrja Gjonaj tha se nga grupet e inspektimit u konstatuan probleme në disa Hipoteka të vendit.

“Nga grupet e inspektimit u konstatuan probleme në disa AZRPP. Probleme u konstatuan në Hipotekat në Fier, Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Korçë. U evidentuan zvarritje të procesit, shkelje të ndryshme”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Momentet më pikante të mjeshtrit Lalo në “C’est la vie”

Ai ishte një nga njerëzit më rebelë dhe me vlera të jashtëzakonshme...
Read More