Aleppo, një rrënojë në duart e Bashar al-Assad!

b134da53-3b98-4ae4-821f-10a0bf970400-cx0-cy10-cw0-w987-r1-s-r1_1481874897-107551

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht: ushtria siriane ka shtënë nën kontrollin e saj qytetin e rrethuar të Aleppos, pas evakuimit të grupit të fundit të civilëve dhe rebelëve.

Forcat besnike të Bashar al-Assadit kanë njoftuar marrjen e qytetit përmes një deklarate zyrtare. Ndërkohë, një zyrtar i OKB-së kishte thënë më herët se më shumë se 34 mijë njerëz ishin larguar nga qyteti që prej së martës së kaluar.

Të evakuuarit janë dërguar në territorin e rebelëve në periferinë perëndimore të Aleppos dhe në provincën e Idlibit.

Kjo është edhe fitorja më e madhe e presidentit Bashar al-Assad, fushata e të cilit u ndihmua nga sulmet ajrore ruse.

Në deklaratën e publikuar në televizionin shtetëror sirian, ushtria njoftoi “rikthimin e sigurisë në Aleppo, pasi largoi terroristët e fundit që qëndronin atje”. Qeveria siriane iu referohet si zakonisht me termin “terroristë” kryengritësve që donin rrëzimin e Assadit.

Aleppo ishte dikur qyteti më i madh i Sirisë dhe qendra më e madhe tregtare dhe industriale, përpara nisjes së trazirave kundër presidentit sirian në vitin 2011.

Megjithatë, tashmë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin ngjarjet në luftën civile siriane, pika kyçe e së cilës ka qenë beteja për Aleppon.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjërat që duhet t’i thoni fëmijëve për të qenë të suksesshëm

Prindërit përpiqen gjithnjë për të mirën e fëmijëve të tyre dge dëshirojnë...
Read More