‘Aldo Morning Show’/ Telefonata e Stresit nga burgu, ankesat dhe mesazhi për…

Është publikuar biseda e plotë e reperit Stresi me moderatorin e “Aldo Morning Show”, bërë nga burgu i Fushë-Krujës. Arkimed Lushaj telefonoi Aldon për të bërë një bisedë me të. Ndërkohë që e ndiqnin edhe 450 të burgosur të tjerë live.

Si fillim Stresi e nisi telefonatën me një ankesë të të burgosurve, “këto shokët e mi ankohen se asnje dite nuk transmetohet kenga ime (Të du mom /Kënga Magjike 2018)”. Reperi tha gjithashtu se nuk do të jetë në festivalin “Kënga Magjike” fizikisht, por do ta ndjekë me shpirt nga burgu.

Kur Aldo e pyeti se kur do të bëhet gjyqi, apo kur do të dalë, Stresi tha se është i pafajshëm: “Tani drejtësia shqiptare, kemi besim. Ata e dinë se unë jam i pafajshëm. I gjithë burgu po pret amnistinë. Duhet të ketë para Vitit të Ri. Ka shumë të burgosur që janë kot këtu. Drejtësia këtu te ne blihet me lek”.

Moderatori i kërkoi reperit të jepte një mesazh për vajzën e tij K. (Keisin) që e pret përtej Oqeanit dhe që me siguri do ta dëgjojë kur të zgjohet, tha Aldo, duke marrë parasysh ndryshimin e orës. “Mos u dorëzo sepse do të shihemi shumë shpejt”,- i tha Stresi gruas së tij duke i bërë asaj një premtim.

Më poshtë keni videon, ku mund ta dëgjoni të plotë telefonatën e Stresit me Aldon, cila nis në minutën 1:10:45 dhe më pas ndëpritet, për të rifilluar në minutën 1:15:30.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Abuzoi me detyrën, pranga drejtoreshës së Hipotekës në Sarandë

Është arrestuar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” drejtoresha e Hipotekës në...
Read More