‘ALBtelecom’ ju fton në hapësirën e ëndrrës së Alban Skënderajt

Shpesh herë kemi dëshiruar të endemi në hapësirën ëndërrimtare të muzikës super e jo pak prej nesh e kanë gjetur veten në tekstet e këngëve të kënduara aq bukur nga zëri melodioz e romantik i Alban Skënderaj. ‘ALBtelecom’ synon të bëjë diferencën përmes mbështetjes së muzikës super, të pëlqyer aq shumë nga të gjithë. Për këtë arsye ka zgjedhur të jetë sponsor gjeneral në koncertin e shumëpritur të Alban Skënderaj, “Hapësira e një Ëndrre”.

Përmes rrjeteve sociale ‘ALBtelecom’ ka pyetur klientët më besnikë dhe dashamirësit e muzikës për këngën e preferuar nga Alban Skënderaj dhe në përfundim të rezultateve të marra Albani do t’i dedikojë këngën më të votuar të gjithë pjesëmarrësve në koncert.

Gjithashtu, abonentë të ‘ALBtelecom’ do të përjetojnë drejtpërsëdrejti nga salla e madhe e Pallatit të Koncerteve emocionet e koncertit me biletat e dhuruara nga kjo kompani.

‘ALBtelecom’ ju fton të gjithëve të bëheni pjesë e koncertit më super të vitit në ambientet e Pallatit të Koncerteve e të këndojmë së bashku me Albanin në datat 2, 3 dhe 4 Mars, 2018.

‘ALBtelecom’ si kompania e vetme e telekomunikacionit në vend e cila ofron 4 shërbime njëherësh si internet, ALBtv, telefoni fikse dhe shërbimin celular, do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e vet për shumë aktivitete super në fushën e artit, edukimit dhe më gjerë.

‘ALBtelecom’ mbështet SUPER Muzikën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbush sot 85 vjeç, Tinka Kurti rrëfen: Ja çfarë kam lënë amanet…

Përvjetorin e 85-të Tinka Kurti e feston në Shkodrën e saj të...
Read More