Albana Vokshi: Një ditar për vajzat e mia

albana-vokshiNjë herë e një kohë i pëlqente të memorizonte gjithçka në letër. Por pastaj hoqi dorë sepse duhej t’u përkushtohej dy vajzave; Ajnës dhe Amit. Dhe janë pikërisht ato që do ta rikthejnë në kënaqësinë e të shkruarit. I kanë blerë një ditar, nxitur prej kësaj interviste, ku mami Albana rrëfen për gjërat e saj personale. Për udhëtimet, filmat, familjen, mallin e pengun për njeriun që s’jeton më, për motrat dhe gjithçka që e ka të shenjtë në jetën e saj… 

Revista Mapo, www.revistamapo.al

Kush është figura politike ndërkombëtare që ju frymëzon?

Margaret Thatcher, e cila në fakt më sjell gjithnjë në mendje një thënie të saj: Të jesh i fuqishëm është si të jesh grua.

Po nga politikanët shqiptarë kë do të veçonit?

Me profilin e lidershipit kurajoz dhe të një personazhi historik, jo vetëm në politikën e Shqipërisë, por edhe në proceset e vendim-marrjes kombëtare, frymëzues për çdo brez politikanësh është Dr. Berisha.

Cila është për ju koha më e mirë politike në këtë vend?

2005-2009‎.

A mbani ditar, apo shënime?

Me raste jam përpjekur të memorizoja dhe shkruaja gjithçka. por prej disa vitesh, edhe në rolin më të natyrshëm dhe të bukur të jetës, atë të nënës, i jam përkushtuar rritjes së dy vajzave; Ajnës dhe Amit, gjë që më le pak kohë për shënime. Por sigurisht do të kisha preferuar t’i kisha të ruajtura diku në një sënduk përjetimet profesionale gjatë misioneve me UN në Afganistan, Kosovë ashtu sikurse edhe protestat me studentët në vitet ’90-të, ngjarjet e opozitës së 1997-1998 si dhe momente të tjera të rëndësishme ku të qenit në politikë më ka bërë dëshmitare.

Teksa shkruaja përgjigjen për këtë pyetje, vajzat nxituan të blejnë një ditar dhe më kërkuan të rinis të shkruaj çdo ditë timen…

Koha që mbart për ju kujtimet më të veçanta…

Lindja e vajzave. Kam pasur ndjenjat dhe emocionet ‎më të forta.

Historia që do të donit ta kishit harruar, por s’ja keni dalë dot….

Mendoj se në një periudhë të jetës gjithkush lufton për “pavarësinë nga emocionet ….! ”

Njerëzit që ju kanë lënë kujtimet më të bukura…

Familja.

Kush është njeriu që i besoni gjithçka? 

Janë motrat.                                                         

A ju kanë zhgënjyer?

Po.

A ju kanë lënduar? 

Po, por pas çdo historie lëndimi, kam mësuar të dal më e fortë.

Kush ju ka rritur, edukuar që në vogëli e më tej? 

Prindërit. Babi është kujdesur më shumë për pjesën e shkollës. Shumë kërkues por edhe i kujsesshëm dhe i përkushtuar. Mami për gjithçka… Ishte më afër nesh shpirtërisht. Me butësinë dhe ëmbëlsinë e saj na mësoi tolerancën dhe zemërgjerësinë, u bë shoqja jonë më e mirë. Edhe sot, pas shumë vitesh që nuk është më me ne, ende e kërkojmë këtë “miqësi hyjnore”. Shpesh ndjehem e keqardhur që dhimbja jonë prej ndonjë lëndimi… kthehej në dhimbjen e saj…Por, sigurisht me mua dhe Artanin (vëllanë më të vogël), përveç prindërve janë marrë edhe motrat: Moza dhe Vjollca ishin model për ne. Moza me zemrën e mirë, humorin dhe inteligjencën e saj dhe Vjollca me energjinë dhe kreativitetin prej një gjeniu.

Vazhdojmë të jemi po aq të lidhur me njëri-tjetrin si mirazhi i lumturisë së çdo familjeje.‎

Çfarë nuk ju pëlqen tek vetja?

Askush nuk është i përsosur. As unë. Besoj fort se perfeksioni qëndron në humanizmin e Zotit !

Çfarë ju pëlqen? 

Më pëlqen të jem konsistente në ato që bëj. Një gjë që nis ta çoj deri në fund. Mundohem në çdo rast të veproj me drejtësi dhe humanizëm. Jeta ndodh të jetë edhe e shkurtër dhe të pavdekshme janë vetëm mirësia dhe ndershmëria !

Libri që po lexoni, apo keni lexuar së fundmi….

I Besnik Mustafajt.

Muzeu që ju ka mahnitur……

Musee du Louvre.

Vendi që keni shijuar më shumë e ku do të donit të ktheheshit gjithmonë…

Venezuela, po të mundesha do kthehesha gjithnjë atje…

Vendi që ju ka trishtuar më shumë…

Afganistani.

Seriali televiziv që keni ndjekur ndonjëherë…

“Baywatch”. “Friends” s’më mërzitet asnjëherë, mund t’i shoh e rishoh seritë…. Por edhe filmin e animuar Mikey Mouse, në këtë serial shoqëroj Ajnën me Amin.

Filmi më i dashur…..

Ka shumë filma që më pëlqejnë.

Aktori ose aktorja  e preferuar

Ka shumë aktorë e aktore që më pëlqejnë por mund të veçoj, ‎Jodey Foster, Denzel Washington.

Muzika që dëgjoni….

Pak nga te gjitha…

A keni një listë këngësh që mbani në telefon apo makinë?

Në telefon jo, gjithmonë është full.. s’ka vend per “tra la la…” Në makinë po. Por edhe këtu, për preferancat muzikore vendosin: Ajna, Ami, Ajlini, Martina dhe Keni. Në usb- të e tyre tashmë…janë hitet e fundit shqiptare, ka shume edhe latine e sigurisht edhe hite ndërkombëtare të cilat “me detyrim” duhet t’i mësojmë edhe ne…

Pasioni më i fortë……

Udhëtimet, leximi…

Dëshira e parealizuar…

Mami të jetonte pak më gjatë e të shiht‎e fëmijët tanë. Përveç kësaj, s’kam asgjë shumë të dëshiruar e të parealizuar…

Palestër, ecje apo dietë..

Dietë dhe palestër herë pas here, jo rregullisht.

Ndonjë sport i frekuentuar apo thjesht i preferuar… 

Herë pas herë luajmë volejboll. Tenisi sporti i preferuar.

Ku jetoni, në ç’ zonë të Tiranës? 

Tirana e re.

A do të donit të jetonit diku tjetër?

S’kam preferenca të veçanta. Mbase diku ku të ketë më shumë qetësi dhe diell…

Kafja afër shtëpisë, më e preferuara e mëngjesit….

Kafja te “Gjermani”,  ku herë pas here fëmijët marrin edhe mëngjesin. “Skena”, ku shijojmë edhe tingujt e muzikës jazz dhe për kafen më të mirë një ngjitje në …”ABA21″.

Restoranti i frekuentuar, afër shtëpisë….

“Bottega dei Sapori”

Kuzhina që ju shijon më shumë….

E motrës sime Vjollca…Çdo gjë që ajo gatuan është mrekullisht e shijshme.

Stilisti apo stili që ndiqni e preferoni…

Veshjen zyrtare në takimet me protokoll. Nëse do të mundesha, Armanin do të zgjidhja ndër stilistët…Jashtë protokolleve zyrtare, më pëlqen stili i thjeshtë e sportiv…

Për çfarë shpenzoni pa fre?

Për vajzat…s’ju them dot kurrë jo.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Shkruar Nga
More from revista mapo

Arratia … e Rezarta Reçit

Prej vitit 2004, gazetarja Rezarta Reçi ka ndërtuar formatin e një dokumentari...
Read More