Akuzohet se nuk bën bamirësi, Elia Zaharia: Të mirat i hedh në det

 

Princeshë Elia Zaharia Zogu poston shpesh herë foto nëpër rrjete sociale nga aktivitetet e familjes mbretërore. Jo më larg se dje, Elia ndau me ndjekësit e saj disa imazhe nga një mbrëmje gala në Dubai, ku shihet përkrah Princ Lekës dhe Dukeshës së Rusisë, Maria.

Mirëpo, një ndjekëse i është kundërvënë pikërisht për këtë arsye. “Sinqerisht çfarë bën në të vërtetë? Në vend që të postosh foto në festa luksoze, pse nuk bën postime duke ndihmuar të varfrit apo të bësh diçka me pozicionin tënd”, i ka shkruar ajo.

“Sigurisht që postojmë foto dhe informacione nga veprimtaria e Fondacionit “Mbretëresha Geraldine”. Në kuadër të fondacionit ndajmë herë pas here punët tona, ndërsa në kuadër personal një shprehje e urtë thotë: Bëje të mirën dhe hidhe në det!

Dhe sa për informacion, kjo foto është pikërisht në themelimin e Akademisë Mbretërore, e cila do të mbështesë kauza humanitare dhe për fat Shqipëria do të përfaqësohet me projekte”, i është përgjigjur Elia.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fleckenstein: Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi!

  Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein mori pjesë paraditen...
Read More