Aktivizohet DMIP, memoja: Kryeprokurori i ri zgjidhet me 84 vota


Ka nisur procedura për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Burime nga Komisioni i Ligjeve bëjnë ditur se është aktivizuar Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura.

Drejtoria e  Monitorimit të Institucioneve të Pavarura i ka dërguar një memo Komisionit të Ligjeve.

Në memo thuhet se Llallës i mbaron mandati nesër dhe se Kryeprokurori i ri të zgjidhet me 84 vota.

Një ditë më parë, PD tha se përpjekja e mazhorancës për të zgjedhur një prokuror të përkohshëm, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës, konsiderohet si e paligjshme.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha për mediat se vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë konstaton mbarimin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm, institucion që akoma nuk është krijuar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ikja nga shpella; Një syzim i natyrës njerëzore nëpërmjet gjuhës dhe mendimit

    Refleksion nëpërmjet “The Stuff of Thought” (Lënda e mendimit), të...
Read More