Ajaxi i djemve të rinj pret “Zonjën e Vjetër”, United vs Barcelona

 

Do të luhen sonte në orën 21:00 dy takimet e tjera çerekfinale të vlefshme për Champions League. Në Hollandë, Ajaxi i djemve të rinj pret “Zonjën e Vjetër”, një nga pretendentet kryesore për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Lajmi i mirë për bardhezinjtë është rikuperimi i Ronaldos që do jetë në fushë, por mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimi do jenë Chiellini dhe mesfushori Emre Can.

Nga ana tjetër Ajax është gati për të bërë surprizën e radhës. Pasi eleminoi kampionët në fuqi të Real Mdridit, Ajax kërkon gjysmë-finalen, duke përfituar nga mungesat e Juventusit, edhe pse CR7 mbetet kërcënim për portën e tyre.

Sfida tjetër do të zhvillohet në “Old Traford” është ajo mes Manchester United dhe Barcelonës. “Djajtë e kuq” kanë vetëm 1 fitore në 8 ndeshje ndaj Barcelonës dhe kanë disa lojtarë në dyshim për shkak dëmtimi. Edhe pse në Angli, Barcelona paraqitet favorite, me një formacion të plotë klasik.

Në prag të kësaj sfide nuk mund të mungonte edhe komenti i Zlatan Ibrahimoviç, ish-lojtar i të dyja skuadrave. Zlatan Ibrahimoviç i njeh mjaft mirë të dyja ekipet. Sulmuesi suedez i ka mbajtur veshur fanellat e Barcelonës dhe Mançester Junajtid. E konsideron një ndeshje spektakolare në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante, me dy ekipe të mëdha që do të luftojnë me njëri-tjetrin. Është shumë tërheqëse të shohësh këta lojtarë fantastikë në të dyja skuadrat. Mbetet për t’u parë cili është ekipi më i fortë”, thotë fillimisht Ibrahimoviç. Më tej ai futet në detajet e këtij dueli. “Lionel Mesi bën diferencën në çdo sfidë që luan dhe kjo nuk është më sekret. Te Mançester Junajtid mendoj se Pogba bën diferencën në atë skuadër dhe mendoj se do të jetë një betejë mes dy lojtarëve, edhe pse futbolli është një sport kolektiv dhe takimi është mes dy skuadrave. Por këta dy lojtarë do të bëjnë diferencën në fushë dhe kjo është shumë interesante”,theksoi goleadori suedez.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fatime Gashi, vajza shqiptare që u shpall më e bukura e Manchester

Vajza me origjinë kosovare Fatime Gashi është përzgjedhur mbrëmjen e së shtunës...
Read More