Acar në fund të vitit, temperatura shkon në minus 11 gradë

reshjet-e-debores

Moti i kthjellët, por i ftohtë do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme duke bërë që dielli të jetë prezent pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë në ndikimin e motit të kthjellët, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore Lindore.

Përsa i përket temperaturave do të mbeten sërish të ulëta në të gjithë vendin, ku termometri në zonat malore do të ulet deri në -11 gradë C. Era do të vijojë të fryjë e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgëzim 2 – 3 ballë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dramë e madhe në Los Angjelos, pjesët e qytetit nën flakë

Disa zjarre janë paraqitur të mërkurën në rrethinën e Los Angjelosit ndërsa...
Read More