fbpx

Kryesore

7 shenja të një narcisti pasiv-agresiv





               Publikuar në : 13:58 - 23/11/18 |
mapo.al

Nga Preston Ni, Psychology Today


Grupi hulumtues i ‘Mayo Clinic’ e përkufizon çrregullimin e personalitetit narcist si “një çrregullim mendor në të cilin njerëzit kanë një ndjenjë të fryrë për rëndësinë e tyre dhe një nevojë të thellë për admirim. Ata me çrregullime narciste të personalitetit besojnë se janë më superiorë ndaj të tjerëve dhe kanë lidhje të vogël me ndjenjat e njerëzve të tjerë. Por prapa kësaj maske të ultra-vetëbesimit fshihet një vetëvlerësim i brishtë, i prekshëm ndaj kritikave më të vogla”.



Agresioni pasiv mund të përkufizohet si zemërim, armiqësi dhe/ose paaftësi e fshehur, e shprehur në mënyra të ndryshme për të “arritur edhe rezultatin” dhe për të fituar një avantazh të nënvlerësuar.


Ndërsa shumë narcistë vijnë në mënyrë të hapur si madhështorë dhe në pamje të jashtme janë intruzivë, disa narcistë përdorin taktikat pasiv-agresive si një mënyrë parësore për të përmbushur nevojat e tyre egoiste, ose për të “dënuar” më saktë ata që nuk i plotësojnë nevojat e tyre.

Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë individët pasivë-agresivë janë narcistë. Ajo që karakterizon narcistin pasiv-agresiv është ndjenja e tyre e maskuar e superioritetit, mendjemadhësisë dhe të drejtës. Ata janë të prirur të bëhen armiqësor fshehurazi kur nuk arrijnë aty ku duan, pavarësisht se sa të paarsyeshëm janë. Nëse bota nuk sillet rreth tyre (siç ata mendojnë se e meritojnë), ata do të krijojnë shumë skema subversive për të bërë të mjerueshme jetën e atyre që janë rreth tyre.

Si ta kuptoni kur mund të keni të bëni me një narcist pasiv-agresiv? Më poshtë janë shtatë shenja treguese, me referenca nga librat e mi. Kur një narcisist pasiv-agresiv nuk merr gj♪7rat që do, ka të ngjarë të nxisë një ose më shumë nga veprat e mëposhtme, duke mbetur në dijeni (ose pa u shqetësuar) se si sjellja e tyre ndikon te të tjerët.

  1. Armiqësi verbale e maskuar

Shembuj: Thashetheme negative. Orientim negativ. Kritika e zakonshme e ideve, kushteve dhe pritjeve. Adresimi ndaj një të rrituri si ndaj një fëmije. Invalidizimi i përvojave dhe ndjenjave të të tjerëve.

Qëllimi i mundshëm: Të vendosin të tjerët nën këmbë që të ndihen dominues dhe superior. Të shkaktojnë që të tjerët të ndihen të papërshtatshëm dhe të pasigurt për të lehtësuar ndjenjën e mungesës së tyre. Duke kërkuar një ndjenjë të rreme të rëndësisë duke qenë vazhdimisht kritike. Me vetëdije ose pa vetëdije përhapjen e pakënaqësisë së vetes (mjerimi e do shoqërinë). Konkurrenca për pushtet dhe kontroll në një marrëdhënie.

  1. Humor armiqësor i maskuar

Shembuj: Sarkazëm. Tallje armiqësore me shaka – shpesh ndjekur nga fraza “vetëm po bëja shaka”. Tallje përsëritëse. Kanë prirjen “të gërmojnë” në pamjen e dikujt, gjininë, sfondin socio-kulturor, kredencialet, sjelljen, vendimet, marrëdhëniet shoqërore etj.

Qëllimi i mundshëm: Të shprehin zemërimin e fshehtë, mospranimin ose refuzimin ndaj një individi. Shpërfillje ndaj një individi për atë që përfaqëson ajo ose ai. Përdorimi i humorit si një armë në një përpjekje për të margjinalizuar njerëzillëkun, dinjitetin dhe kredibilitetin e një tjetri.

  1. Armiqësia relacionale e maskuar

Shembuj: Trajtimi i heshtur. Trajtimi i padukshëm. Përjashtim social. Neglizhimi. Pakënaqësi e mbartur. Duke dëmtuar indirekt diçka ose dikë me rëndësi për personin e synuar.

Synimi i mundshëm: Zemërimi ose pakënaqësia e shprehur. Dënimi i fshehtë. Qëllimi i krijimit të një mjedisi negativ dhe shqetësues. Vendosja e marrësit në shënjestër jashtë bilancit. Përpjekja për të krijuar pasiguri.

  1. Fajësimi

“Është faji yt që harrova sepse nuk ma kujtove” -Anonim

Shembuj: Fajësimi i të tjerëve për papërgjegjshmërinë, neglizhencën ose dështimet e tyre. Fajësimi i të tjerëve për mungesën e vullnetit të tyre për të ndjekur rregulla të arsyeshme, norma shoqërore ose sjellje profesionale.

Qëllimi i mundshëm: Shtrembërimi dhe mashtrimi i së vërtetës. Shmangia e përgjegjësisë. Manipulojnë faktet e çështjes. Shtrembërojnë perceptimin për një bindje dhe kontroll më të lehtë.

  1. Zvarritja

Shembuj: Zvarritje. Harresë. Kundërshtim. Mbulimi i burimeve ose informacionit. Burokraci e panevojshme. Kërkim faljeje. Marrëveshje të thyera. Mungesa e basjkëpunimit.

Qëllimi i mundshëm: Shmangia e përgjegjësisë, detyrës dhe detyrimeve. Ruajtja e fuqisë dhe kontrollit duke u imponuar. Konkurrenca pasive e bën jetën më të vështirë për të tjerët. Bllokimi i qëllimshëm i suksesit të të tjerëve. Xhelozia e suksesit të të tjerëve.

  1. Rezistenca e fshehtë

Shembuj: Kryeneçësi. Ngurtësi. Joefikasiteti, ndërlikimi, papërfundimi ose shkatërrimi i detyrës.

Qëllimet e mundshme: Lufta për pushtet. Luftimi pasiv. “Fitorja” arrihet nga përpjekjet e frustruara dhe nga emocionet negative të marrësit.

  1. Sabotazh i fshehur

Shembuj: Qëllimisht dëmtojnë detyrat, projektet, aktivitetet, afatet ose marrëveshjet. Shkaktimi i dëmeve ose humbjeve materiale. Shpenzimi i tepërt. Prishja e kimisë pozitive ndërpersonale, shoqërore ose profesionale. Shpalosja e qëllimshme e informacionit të dëmshëm. Bllokimi i qëllimshëm i komunikimit dhe përpjekjeve.

Qëllimi i mundshëm: Të tregojnë fshehurazi zemërimin, armiqësinë dhe pakënaqësinë ndaj një individi, grupi ose organizate. Kanalizimi i acarimit të pashprehur ose çështjeve të pazgjidhura të së shkuarës. Xhelozia personale, shoqërore ose profesionale. Të zbatohet ndëshkimi ose hakmarrja.

***

A mund të ndryshojë një narcist pasiv-agresiv për mirë? Ndoshta. Por vetëm nëse ai ose ajo është shumë i vetëdijshëm dhe i gatshëm të kalojë nëpër procesin e guximshëm të vetë-zbulimit. Për narcistët pasivë-agresivë, që nuk janë më të gatshëm të luajnë me karakterin dhe me koston e marrëdhënieve të sinqerta dhe kredibilitetit, ka mënyra për t’u çliruar nga gënjeshtra dhe për të shkuar gradualisht drejt një vetëdije më të lartë njerëzore. Për ata që jetojnë ose punojnë me narcistë pasivë-agresivë, ndërgjegjësimi perceptues dhe komunikimi i sigurt duhet të krijohen që të ketë marrëdhënie të shëndosha dhe reciprokisht të respektueshme.


Etiketa: , , ,

Pas