40-vjeçari në gjendje depresive kryen vetëvrasje, plumbi kap dhe nusen e xhaxhait

skene-krimi1

Një 40-vjeçar në Tropojë ka humbur jetën ndërsa është vetëvrarë me armë zjarri automatik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Kovaç, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale K.H.

E gjithë skena e krimit ka ndodhur në banesën e viktimës, ku ka qenë e pranishme dhe gruaja e xhaxhait të tij, që gjithashtu ka mbetur e plagosur.

Policia thotë se H.H, 54 vjeçe është plagosur aksidentalisht teksa ka tentuar për t’i marrë armën viktimës dhe për të ndaluar vetëvrasjen.

Ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e ka kryer këtë akt në gjendje depresive.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 një krëhër me 11 copë fishek, një granat dore të cilën e kishte në xhep të xhupit, viktima.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake e municionit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Më në fund, një fije barku shtatzënë nga Kate Middleton!

Kjo është shtatzënia e tretë për dukeshën Kate Middleton, bashkëshorten e princit...
Read More