Aktualitet

30 mijë euro për të vrarë Jurgen Kurtin, si e ndoqën 4 autorët





               Publikuar në : 17:09 - 26/03/19 |
mapo.al

Për më shumë se 10 ditë, 4 të rinj ndoqën Jurgen Kurtin për ta vrarë. Burime të Gazetës Mapo nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë “Benz”, e cila ndiqte Jurgen Kurtin.


Në këtë makinë dyshohet se lëviznin Alesio Berberi, 33 vjeç, Olsi Qalliaj, 22 vjeç dhe Elsi Levendi 21 vjeç, si dhe një person i katërt. Makina është parë shpesh pranë banesës së Jurgen Kurtit. Të gjitha pistat e çojnë grupin hetimor tek një vrasje me pagesë. Dyshohet se Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi janë paguar rreth 30 mijë euro për të ekzekutuar Jurgen Kurtin.



Autorët deri më tani nuk kanë pranuar autorësinë dhe as kanë treguar se kush ishte personi që ka paguar për të vrarë 26-vjeçarin. Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi u arrestuan një ditë më parë, teksa lëviznin me një makinë luksoze në Tiranë. Në kërkim mbetet shoku i tyre, emri i të cilit mbahet sekret nga Policia.


Olsi Qalliaj, një nga autorët e dyshuar

Lexo edhe:

Vrasës me pagesë, kush janë 3 të rinjtë që ekzekutuan Jurgen Kurtin

Arrestohen vrasësit e Jurgen Kurtit, emrat e 3 autorëve, 1 në kërkim


Etiketa: , , ,

Pas