20 vjet eksodi kosovar, Majko: Kemi ende kufirin e ish-Jugosllavisë

 

Është përkujtuar sot në Kukës 20-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u dëbuan nga regjimi i Millosheviçit.

Bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Shoqatën “Eksod ’99” si çdo vit bënë pritjen simbolikë të kosovarëve në Morinë.

Kukësi ishte porta e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 që u dhuna e terrori serb i detyroi të braktisin shtëpitë e marshojnë drejt shtetit amë për shpëtim.

Qyteti i vogël verilindor u vu në ballë të përballimit të një krizë me përmasa ndërtombëtare teksa hapi dyert për 75 mijë persona, që në atë kohë ishin tre fishi i popullsisë së zonës.

 

Pjesëmarrës në këtë aktivitet, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, thotë se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare. Gjatë eksodit të 99-ës, Pandeli Majko ka qenë kryeministër.

“Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish- Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt”, u shpreh ai.

Teksa kaloi në këmbë kufirin, Majko tha: “Është kënaqësi, pas 20 vitesh flet vetë gjithçka. Çfarë ka ndodhur, si kujtohet, çfarë ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë“.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, u shpreh se Kukësi ndihet prapë i nderuar pas 20 vitesh. “Këto ditë duhet ti kujtojmë për mirë, për bashkim, për gjithçka”, tha ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shkëlqim Çela: 10 libra nga letërsia shqipe…. Zgjedh Kadarenë

    Në listën prej 10 librash nga letërsia shqipe që duhet...
Read More