17-vjeçari tenton të vrasë bashkëmoshatarin e tij

850x636_thike1474291765

Një adoleshent 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Mallakastrës pasi ka goditur me thikë një moshatarin e tij të cilin e akuzonte se i ngacmonte motrën.

I riu me inicialet M. B., ka tentuar të vrasë bashkëmoshatarin e vet. Ditën e djeshme ai ka goditur disa herë më thikë 17-vjeçarin me inicialet Rr. A.

Autori i kësaj ngjarje, ishte përjashtuar nga shkolla… Por si një i ri problematik, ai rrinte tek dera e shkollës dhe 17-vjeçari Rr. A., i kishte kërkuar të mos rrinte aty, pasi i ngacmonte të motrën.

Pas një konflikti me fjalë ata janë përballur në një nga rrugët e qytetit, ku 17-vjeçari M.B e ka qëlluar disa herë me thikë.

I plagosuri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Fierit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Victoria Beckham mikesha e re e Meghan Markle

Meghan Markle është transferuar kohët e fundit në Londër për të jetuar...
Read More