10 vite pas vdekjes kërkohet zhvarrosja e Michael Jackson, rikthehen akuzat për abuzime seksuale

Trupi i Michael Jackson mund të  zhvarroset për t’iu nënshtruar testeve të  ADN-së , pas akuzave të  bëra për abuzim seksual ndaj fëmijëve. Të  paktën 11 persona raportohet se kanë  kërkuar që  trupi i mbretit të popit të  nxirret nga varri dhe t’i nënshtrohet analizave gjenetike.

Radar Online, e cila ka ndërmarrë  një  hetim disa mujorsh ndaj Jackson-it, është  shprehur pas deklaratave të  ekspertëve mjeko-ligjorë, që gjurmët e lëkurës dhe thonjve kanë  mbetur në  trupin e tij, se: “provat e krimeve janë  varrosur së bashku me të ”.

Familjarët e kanë kundërshtuar zhvarrosjen e trupit të yllit botëror, duke shtuar se askush nuk i ka lajmëruar për këtë vendim të  pazakontë. “Artikulli është i mbushur me deklarata të rreme”, kanë komentuar përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Radar Online bëri të  ditur pak ditë më parë  se në bazë të hetimit të  ndërmarrë, FBI kishte fshehur provat që  dëshmonin se Michael Jackson kishte abuzuar me një  djalë  13-vjeçar që  vuante nga kanceri. Sipas burimeve të saj, nuk po flitet vetëm për një  viktimë .

“Ai abuzonte me dhjetëra fëmijë që i merrte në  fermën e tij në  Neverland. Midis tyre gjendeshin edhe fëmijë  që gjendeshin në  karrige me rrota dhe fëmijë që vuanin nga sëmundjet terminale. Ai filloi të  abuzonte me fëmijë  që  në adoleshencën e tij të vonë ”, ka pohuar një ndër burimet, duke risjellë kështu në vëmendje mediatike akuzat për abuzim seksual të bëra prej vitesh ndaj yllit të popit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Provokacia! Serbia ngre avionët gjuajtës, fluturojnë ulët mbi Preshevë

  Nuk kishte ndodhur më parë, por pas incidentit të së hënës...
Read More