fbpx

Kryesore

10 shkaqet që nxisin insultet cerebrale





               Publikuar në : 09:14 - 29/03/19 |
mapo.al

Bëhuni fizikisht aktivë dhe ushtrohuni rregullisht. Mbani një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime, e me pak kripё, për të patur një shëndet sa mё tё mirё dhe për tё mbajtur në normë presionin e gjakut


Insulti (ose goditja në tru) ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet dhe për pasojë, qelizat e trurit në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e tyre. Masa dhe vendndodhja e qelizave të dëmtuara përcaktojnë shkallën e infarktit. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë kur infarkti i trurit është i patrajtuar.



Parandalimi


Parandalimi është i mundshëm sepse 90% e të gjitha insulteve janë të lidhura me 10 faktorët kryesorë të rrezikut. 1 në 6 njerëz është në rrezik për t’u prekur nga një insult gjatë jetës. Të gjithë kemi arsye të forta për të parandaluar një insult. Insulti është një shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. 80 milionë njerëz në botë kanë pësuar një insult. 50 milionë të mbijetuar nga insulti jetojnë me një formë të paaftësisë së përhershme. Nëse keni patur një goditje ose kujdeseni për dikë që ka, një gjë është e sigurt – nuk jeni vetëm! Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të ngriheni sërish mbas insultit. Për shumë të tjerë, jeta pas një insulti nuk do të jetë e njëjtë, por me kujdesin dhe mbështetjen e duhur është ende e mundur.

Rreziku

A e dini se 90% e rasteve të insultit janë të lidhura me 10 rreziqe të shmangshme? Nëse keni diabet, probleme të zemrës ose histori familjare, bisedoni me mjekun tuaj rreth rrezikut të insultit dhe trajtimeve parandaluese. Nё vijim po rendisim hapat që mund të ndjekë secili për të zvogëluar mundësitë dhe rrezikun e insultit.

Kontrolloni presionin e lartë të gjakut

Bëhuni fizikisht aktivë dhe ushtrohuni rregullisht. Mbani një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime, e me pak kripё, për të patur një shëndet sa mё tё mirё dhe për tё mbajtur në normë presionin e gjakut.

Shenjat

Në përgjithësi ato fillojnë të shfaqen në mënyrë të menjëhershme dhe arrijnë kulmin brenda disa minutave. Simptomat varen nga zona e dëmtuar, pra sa më e madhe të jetë zona e dëmtuar aq më të rënda janë deficitet funksionale që krijohen. Duhet thënë që pjesa më e madhe e insulteve nuk shoqërohen me dhimbje koke, përveç hemorragjive në cipat e trurit dhe më rrallë hemorragjisë brenda indit trunor.

Në pjesën më të madhe të rasteve, simptomat vihen re në njërën gjysmë të trupit, në gjysmën e trupit që është në anën e kundërt me zonën e dëmtuar në tru.

 

Simptomat më të zakonshme janë:

  • mpirje e gjysmës së trupit ( fytyrë, dorë, këmbë);
  • vështirësi në komandimin e gjymtyrëve apo rënie e këndit të buzës;
  • vështirësi në të kuptuar apo në të folur;
  • humbje e ekuilibrit dhe pamundësi për të qëndruar në këmbë apo ecur;
  • çrregullim i pamjes, vështirësi në gëlltitje, çrregullim i nuhatjes;
  • Në një pjesë të konsiderueshme të rasteve ndodh edhe alterim i vetëdijes deri në koma, zakonisht në hemorragjitë cerebrale, dhe mund të shoqërohet me të vjella dhe dhimbje koke të forta.

Këshilla për parandalimin e goditjeve në tru

  • Ulni kolesterolin tuaj
  • Ruani një peshë konstante.
  • Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit.
  • Sa më pak alkool tё konsumoni, aq më mirë ёshtё për shëndetin tuaj.
  • Mësoni të dalloni shenjat e goditjes në tru
  • Zvogëloni rrezikun nga diabeti, bisedoni me mjekun tuaj
  • Njihuni me faktorët e rrezikut si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë në gjak


Etiketa: , , ,

Pas